Flash

"Efekti Flamingo"/ 212 arkitektë e urbanistë peticion kundër modelit Rama dhe star arkitektëve të tij

Protesta tre mujore e ka vrarë frikën. Urbanistë, arkitektë dhe profesionistë të ndërtimit kanë denoccuar modelin e zhvillimit, vendimarrjen personale dhe lidhjen e shkurtvr me arkitektë klientë të kryeministrit

Lapsi.al 22 August 2026

 

Mbi 80 ditë protesta në Shqipëri, nuk kanë pasur ndikim vetëm mbi bulevardin e tiranës në të cilin vërshuan në ditët më me masivitet mbi 100 mijë qytetarë. Ato kanë vrarë frikën dhe kanë yshtur të ngrenë zërin edhe profesionistët, përfaqësuesit e shtresës së mesme, njerëzit me dije që e kanë kuptuar se një një shtet autoritarist mendimi i tyre nuk ka vlerë. “Shumë prej nesh kanë heshtur, kështu që ishte momenti të mos heshtnim më`` kanë shkruar së fundi në një peticion 212 arkitektë, urbanistë, planifikues, inxhinierë, pedagogë, studiues dhe profesionistë të zhvillimit territorial janë bashkuar për të tërhequr vëmendjen për mënyrën se si po ndërtohet e ardhmja e Shqipërisë. Në thelb të shqetësimit të tyre qëndron mënyra se si Rama dhe një grusht i vogël njerëzish pranë tij marrin vendimet pëe arkitekturën urbanistikën dhe modelin e zhvillimit.

“Çështja jonë e përbashkët themelore nuk është vetëm çfarë ndërtohet, por kush vendos, mbi bazën e cilit instrument planifikimi, përmes cilës procedure ligjore dhe në interes të kujt merret vendimi”

thuhet në deklaratë në të cilën kërkohet që planifikimi territorial të rikthehet në një proces publik, shkencor dhe demokratik, që orienton zhvillimin, koordinon politikat dhe menaxhon konfliktet mbi përdorimin e tokës, duke mbrojtur mjedisin, trashëgiminë kulturore, të drejtat e pronës dhe interesin publik afatgjatë.

Po ku është ndryshimi me periudhën para protestave?

Në shkurt të këtij viti me një letër të hapur botuar në Lapsi.al, akritekti i njohur Astrit Nixha, me karrierë 30 vjeçare, i vlerësuar me disa çmime ndërkombëtare, drejtues mbi 20 vjet i studios Anarch në Prishtinë e Tiranë, ndërmorri një akt të rrallë për një shoqëri si kjo e jona. Karshi fenomenit poshtërues për arkitektët shqiptarë, të cilët janë përjashtuar de facto nga e drejta për të konkurruar për projekte të të rëndësishme arkitekturore, në një realitet ku në 10 vitet e fundit gati 100 përqind e ndërtesave publike e atyre private (me një ligj të pashkruar asnjë investitor nuk merr dot leje ndërtimi nëse për projektin arkitekturor nuk ka paguar një studio të përcaktuar nga Edi Rama personalisht), Astrit Nixha vendosi të dorëzojë licensën e tij të arkitektit si një akt dinjiteti dhe përgjegjësie profesionale e shoqërore.  "Është refuzim i rolit të rremë brenda një shfaqjeje që vazhdon prej vitesh: shfaqja ku politika luan rolin e arkitektit, ekonomia luan rolin e urbanistit, kurse arkitekti shtyhet në fund si “vizatues”... Unë nuk e kam luksin të ndryshoj shoqërinë vetëm; askush nuk e ka. Por kam detyrimin të mos e mashtroj veten, të mos bëj sikur jam arkitekt në një sistem ku arkitekti trajtohet vetëm si dorë teknike". shkruante atëherë Nixha. 

Por ndonëse një masë e madhe profesionistësh ishin krejtësisht dakord me aktin e tij dhe shumë prej tyre i shkruan redaksisë sonë se solidarizoheshin me këto shqetësime, askush nuk doli ta bëjë këtë publikisht.

Ndërsa sot, revolucioni i flamingove duket se e ka vrarë përfundimisht frikën. 212 profesionistët e ndërtimit dhe urbanistikës kanë dalë hapur me emrër dhe mbiemër për të denoncuar drejtimin autokratik të këtij sektori nga Edi Rama.

“Vendimmarrja e cila është centralizuar dhe ka shkuar drejt Këshillit Kombëtar të Territorit (…) ka sjellë edhe përjashtimin e ekspertizës vendase dhe futjen e arkitektëve të huaj pa konkurs”

ka shpjeguar për Citizens një nga firmëtaret e këtij peticioni Dorina Musai. Po për të njëjtën media arkitekti Fjoralb Shehi, gjithashtu firmëtar ka deklaruar se një prej shkaqeve që i ka afruar profesionistët është ndjenja e pafuqisë përballë mënyrës së marrjes së vendimeve. “Jemi ndjerë të pafuqishëm përballë të gjithë kësaj vendimmarrjeje dhe e kemi parë shumë alarmuese mënyrën sesi po merren të gjitha këto vendime”, ka theksuar ai Shehi. Target i reagimit të tyre ka qenë edhe libri "Albanian Files" ku Edi Rama u mundua të grupojë të gjitha punët e star arkitektëve ndorkombëtarë përmes të cilëvë ai u përcakton kullat dhe resortet klientëve të tij ndërtues.

“Prestigji i autorit të projektit nuk mund të zëvendësojë ligjshmërinë, transparencën dhe cilësinë e tij. Çdo projekt me ndikim territorial duhet të vlerësohet nga procesi që e prodhon, ndikimi që krijon dhe interesi që përfaqëson”

thuhet në deklaratë.

Planifikuesja urbane Greta Disha e konsideron debatin e krijuar pas “The Albanian Files” një mundësi për të rikthyer vëmendjen te mënyra e zhvillimit të territorit.

“Nuk jam e surprizuar që në ‘The Albanian Files’, qeveria i paraqet dhe me krenari”, thotë Disha, duke shtuar se arkitektët vendas janë pozicionuar gjithnjë e më dobët.

Pra ky reagim intelektual, shumë me vlerë për një nga sektorët më të centralizuar ku duken qartë prirjet autokratike, shkon përtej arkitekturës dhe urbanistikës. Ai është një akt i qartë i zgjimit që i ka bërë protesta shoqërisë shqiptare. Një ndër të mirat e pamohueshme të saj është se profesionistët kanë filluar të flasin. Pushteti e ka humbur fuqinë për ti dënuar ata me heshtje. Fryt i kësaj situate të re është edhe peticioni i 212 prej tyre.

LAPSI.AL

Të këshilluara

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI