Flash

VIDEO/ Manipulimi foshnjor i Ramës: S`kam lidhje me librin "The Albanian Files"

"Kam shkruar vetëm parathënien që më është kërkuar``, ka thënë kryeministri në podcastin e kësaj të diele ``Flasim

Lapsi.al 28 June 2026

Edi Rama është përpjekur sot se ai nuk ka asnjë lidhje me librin që është vendosur në qendër të vëmendjes "The Albanian Files", pasi ka ekspozuar projektet e arkitektëve më të mëdhenj botërorë për shqipërinë pa asnjë njohuri nga publiku dhe pas asnjë konsultim me të.

"Unë s`kam lidhje, kam shkruar vetëm parathënien që më është kërkuar", ka thënë kryeministri në podcastin e kësaj të diele "Flasim" duke lënë të kuptohet se gjithësa gjendet aty është frut i punës dhe vullnetit të arkitektëve të tubuar nga një editore. 

Por, kjo manovër qesharake e Ramës është e pabesueshme për disa arsye. E para ai e paraqiti vetë gjithë krenari këtë libër gjatë një interviste në CNN, me gazetaren që ka mbuluar gjerësisht protestat, Isa Soares. “This is the new Albania”, bërtiste ai në intervistë.

Së dyti, gjithkush e di se ata star arkitekta janë ftuar nga shefi i qeverisë për të ardhur në Tiranë dhe pjesmarrjen në këtë libër ua ka kërkuar ai. Por edhe sikur kjo mos ishte e vërtetë, Rama qëndron realisht pas cdo projekti madhor në këtë vend.

Pedagogu u gazetarëisë Ervin Goci ka reaguar menjëherë pas kësaj alibie të Ramës: "Ka firmosur 140 kulla te ditura zyrtarisht me doren e vet, dhjetra resorte, fshatra turistike, pa pyetur kerrrkend, me projekte te paramenduara, te paguara nga oligarke lokale, te cilet e kane ditur paprakisht qe e kishin lejen ne xhep".

Te njejten qe bejne projektet jane dhe ne juri, dhe votojne veten e tyre.

Ka anashkaluar gjithe ligjet e shtetit, ka ushtruar shperdorim detyre duke bere krushqi te fshehte mes arkitektesh, oligarkesh dhe te hurit e te litarit, nuk ka bere asnje verifikim per burimin e parave, madje eshte veteofruar per aministi te parase se piste duke u dhene garanci ligjore e shteterore qe nuk ka per t'i gjetur gje kriminelet, eshte bere tellalli promotor duke ftuar te gjithe shqiptaret dhe shtetasit e huaj qe te blejne neper keto resorte, madje u thote gangsterreve pavaresisht se nje toke truall ndodhet ne gjykate, ju hajdeni se pronareve te tokes ua thyej une turinjte, si ne Rrjoll, Zvernes e kudo", - ka shkruar ai në Facebook duke mos pasur asnjë dyshim për rolin e Ramës.

Pas alibisë së Ramës edhe gazetari Basir Çollaku ka shtruar disa pikpyetje: "Së pari kush i ftoi dhe i solli arkitektët e huaj?
Së dyti kush ua ngarkoi projektet konkrete.
Së treti kush i shpall fitues për projektet?
Së katërti kush i lidh arkitektët me investuesit / zhvilluesit / ndërtuesit? Madje kush ua imponon filan arkitekt apo studio këtyre të fundit?
Së pesti kush i ka firmosur dhe firmos lejet e ndërtimit dhe të zbatimit të këtyre projekteve?
Së gjashti pse 59% e projekteve të librit kanë identitetin e investuesit, ndërsa 41 % e tyre investuesve u është ruajtur anonimati në mënyrë fanatike?"

Pra, nuk ka dyshim se cili qëndron pas "The Albanian Files". E vetmja dilemë është se pse pas ngjarjeve të fundit Rama ka bërë një hap pas, mos vallë sepse po kupton se ajo është një dosje e gatshme kundër tij?

/LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI