Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

Ndiqeni LIVE/ Mbahet protesta e 29-të para kryeministrisë: Rama ik!

Lapsi.al 28 June 2026

Po mbahet në qendër të Tiranës protesta e 29-të kundër qeverisë. Qytetarët marshuan nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë ku janë mbajtur më pas fjalimet e zakonshme. Shqiptarët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Aktivisti Arben Kola tha se Rama duhet të shkojë në burg. Sipas tij, kryeministri ka vjedhur dhe se duhet t’i konfiskohet pasuria.

“Rama ik nuk na shërben, por Rama në burg sepse ne të gjithë besojmë se ka vjedhur dhe shitur Shqipërinë. Prandaj duhet futur në burg dhe duhet konfiskuar pasuria. Rama në burg, Berisha në burg”, tha ai.

Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave, duke bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë masivisht. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI