Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

“The Sun”: Të dëbuarit shqiptarë, të parët që rikthehen në Britani

Lapsi.al 28 June 2026

Mijëra emigrantë të huaj që ishin deportuar nga Mbretëria e Bashkuar janë kapur sërish më pas në Britani vite më vonë, ka zbuluar një investigim i gazetës “The Sun”. 

Të dhënat tregojnë se ka pasur 4 614 raste rihyrjeje nga njerëz që ishin deportuar më parë gjatë 5 viteve të fundit. Sipas shifrave, të paktën 723 migrantë u larguan në dy ose më shumë raste. 

Shqiptarët përbënin më shumë se një të tretën e të gjitha rasteve të rihyrjes, me 1 525 individë të gjetur përsëri në Britani pasi u detyruan të largoheshin. Ata pasohen nga rumunët (767), afganët (281), lituanët (233) dhe irakianët (150).

Në 2025, pati 26 388 kthime vullnetare dhe 8 590 kthime të detyruara. Për çdo deportim të detyruar shteti britanik paguan  mesatarisht 48 800 £. Ndaj këto shifra kanë ngritur pikëpyetje rreth efektivitetit të sistemit të kushtueshëm të deportimit të Mbretërisë së Bashkuar.

Që kur Keir Starmer u bë kryeministër në korrik 2024, mbi 76 000 migrantë të paligjshëm kanë kaluar Kanalin. Kjo, pavarësisht marrëveshjes kryesore “një brenda, një jashtë” të qeverisë laburiste me Francën, e cila synonte t’i dekurajonte ata nga kryerja e udhëtimit të rrezikshëm.

Politika kaotike e kthimeve e Starmer u dëmtua që në fillim pasi avokatët bënë kërkesa urgjente në Gjykatën e Lartë për të parandaluar dëbimin e azilkërkuesve. 

Në shtator 2025, “The Sun” zbuloi se dy fluturime deportimi u ngritën pa emigrantë në bord. 

Që nga 15 qershori 2026, vetëm 921 migrantë ishin kthyer në Francë sipas marrëveshjes “një brenda, një jashtë” që nga fillimi i saj në gusht 2025.

Midis 15 dhe 22 qershorit, 1 912 migrantë të paligjshëm mbërritën në Britani me anije të vogla.

Pavarësisht përpjekjeve të dobëta nga autoritetet franceze për të ndaluar anijet, Starmer pranoi t’i jepte Parisit edhe 662 milionë paund për shërbimin e dobët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI