Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

Tension para kryeministrisë/ Policia ndërhyn për të shpërndarë protestuesit (PAMJET)

Lapsi.al 28 June 2026

Një incident është shënuar pasditen e së dielës para Kryeministrisë. Policia ka larguar me forcë qytetarët që kanë kaluar mbrëmjen para godinës qeveritare.

Pas dëbimit të tyre, policia ka larguar edhe këpucët e vendosur në shkallët e godinës, të cilat simbolizonin largimin e të rinjve nga vendi si shkak i emigracionit.

Kjo është shoqëruar me reagime të menjëhershme nga ana e qytetarëve, të cilët cilët kanë kundërshtuar heqjen e këpucëve.

“Mos i prekni këpucët, kjo është vjedhje e vullnetit popullor. Mos i ngacmoni veprat artistike të vendosura nga popull. Ky është territor publik”, dëgjohet të artikulojë një protestues në megafon.

Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 29-të në Tiranë. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec kërkon tani dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI