Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

RAI3: A do të ndjekë edhe Rama shembullin e Vuçiç për t’u dorëhequr?

Lapsi.al 28 June 2026

Televizioni italian RAI3 ka bërë një krahasim mes protestave në Serbi që çuan në dorëheqjen e President Aleksandar Vuçiç dhe manifestimeve në Shqipëri që kërkojnë largimin e kryeministrit edi Rama. Gazetarja Flavia Paone ka ngritur pyetjen: a munden protestat qytetare kundër korrupsionit apo shpërdorimit të fondeve publike të kenë sukses?

Sipas saj presidenti serb Vuçiç njofton çuditërisht dorëheqjen e tij, duke hedhur peshqirin pas një viti e gjysmë protestash në rrugë të udhëhequra kryesisht nga të rinjtë dhe studentët. 

Akuzat për korrupsion, dëshira për ndryshim në Serbi nga Gjenerata Z është e njëjta ndjenjë që ndihet edhe në Shqipëri, ku për një muaj mijëra njerëz po protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës dhe resortit mega-luksoz që dhëndri i Donald Trump dëshiron të ndërtojë në një ishull të banuar nga flamingo rozë. 

A mund të ndikojnë vërtet protestat në rrugë në politikën e vendeve të tyre?

“Nisur nga ajo që po ndodh në Serbi duhet të përgjigjemi “po”, por nëse flasim për Shqipërinë aty e ardhmja politike është e paqartë” – thotë gazetarja italiane. Akuzat janë pak a shumë të njëjta, por Rama nuk ka ndërmend të dorëhiqet. Jemi në ditën e 29-të të protestaqve, por edhe të rinjtë shqiptarë duket se nuk kanë ndërmend të braktisin sheshet” – e mbyll gazetarja italiane. ©LAPSI.al    

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI