Flash

Loja e lobimit të Veliajt para procesit të mes shtatorit

Një gazetë e vogël nga Brukseli po i bën jehonë paraburgimit jo proporvional të Lalit. Synimi është rritja e presionit përpara se masa e arrestit të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë

Lapsi.al 23 August 2026

Erion Veliaj ka nisur fazën e tij të re të betejës me drejtësinë. Këtë fundjavë në shumë media vendase është riprodhuar një artikull i një faqeje online relativisht të panjohur, ``Brussels Morning``, ku i bëhet jehonë pretendimeve se kreu në detyrë i bashkisë së Tiranës po mbahet i izoluar në mënyrë të padrejtë.

Veliaj, që me anë të kompanisë të së vëllait ka paguar vetëm në SHBA gati gjysëm milioni USD për të lobuar në favor të tij përmes Kasowits Benson Torres LLP, ka arritur të sigurojë mbështetjen e ndonjë eurodeputeti. ``Shteti i së drejtës nënkupton proporcionalitet, proces të rregullt ligjor dhe prezumimin e pafajësisë``, i tha Brussels Morning, Sandro Gozi, eurodeputet francez i Reneë Europe, duke shtuar: “Tetëmbëdhjetë muaj paraburgim janë një periudhë jashtëzakonisht e gjatë dhe ngrenë pikëpyetje serioze mbi domosdoshmërinë dhe proporcionalitetin``.

Po të shihet me kujdes artikulli është i ndërtuar vetëm me një të cituar enkas dhe duke marrë andej këndej deklarata të vjetra. Ai duket haptas që është një sajesë për të krijuar presion në rritje mediatik. Këtë pandehmë e shton edhe fakti se ``Brussels Morning`` është një media periferike në Belgjikë, që pretendon se ka një newsletter me 5 mijë abonentë. Ajo pretendon të ketë ndikim në qarqet e burokratëve të BE-së, por nuk ka kurrë peshën e Politico, Euractiv apo Brussels Times.

Po atëhere pse duhet ky artikull dhe pse ka filluar faza e re e presionit?

Gjith[ka lidhet me datën 15 shtator, kur çështja e tij do të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë pasi ajo Kushtetuese kërkoi një rishqyrtim të masës së tij të arrestit. Në 25 maj 2026 Kushtetuesja shfuqizoi vendimin e së lartës që e linte kryebashkiakun në burg duke argumentuar se kjo gjykatë nuk i kishte dhënë një arguemntim shterues propocionalitetit të mbajtjes nën arrest, sidomos duke pasur parasysh dhe faktin se i paraburgosuri ishte një politikan i zgjedhur me votën e qytetarëve.

Pikërisht në këtë pikë u fokusia edhe avokati i Veliajt në artikullin e ``Brussels Morning``. “Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, baza ligjore për vazhdimin e mbajtjes së z. Veliaj në paraburgim ka ndryshuar në mënyrë thelbësore”, tha Plarent Ndreca.

Pra mesi i shtatorit do të jetë një datë ky[e në rrugëtimin e Erion Veliajt me drejtësinë shqiptare, Deri më tani ai ka korrur ndonjë fitore, por ka pësuar edhe disfata. Kryebashkiakut në detyrë iu dha një fitore nga Gjykata kushtetuese kur, në nëtor 2025 ajo i dha të drejtë atij dhe jo kryeministrit që donte ta shkarkonte. Ajo e la Veliajn në detyrë ndonëse në burg.

Një tjetër gjykatë, ajo administrative hodhi poshtë padinë e Veliajt për shmangjen e prokurorit të tij Ols Dado nga procesi duke kërkuar nxjerrjen e tij nga sistemi ku pretendohej se kishte hyrë në mënyrë të parregullt. Gjykata hodhi poshtë padinë e Veliajt, duke lënë të kuptohet se ajo synonte të godiste procesin penal.

Veliaj gjendet i izoluar në qelinë e paraburgimit që prej 10 shkurtit 2025 për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Bashkë me Veliajn janë dërguar për gjykim edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ish-deputetja e PS-së dhe 16 persona të tjerë, mes të cilëve politikanë, biznesmenë dhe bashkëpunëtorë.

LAPSI.AL 

Të këshilluara

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI