Flash

Vendimi i Kushtetueses/ A është Veliaj më pranë lirimit nga burgu?

Duke votuar 5-3 antaret e Kushtetueses nuk kane marrë qëndrim nëse statusi i një të zgjedhuri duhet apo jo të sjellë masë më të butë sigurie, por kane kërkuar që Gjykata e Lartë ta trajtojë dhe ta argumentojë në mënyrë të qartë këtë çështje

Lapsi.al 25 May 2026

veliaj-burg.jpg

Gjykata Kushtetuese ka pranuar sot një nga shumë kërkesat e Erion Veliajt për të rishikuar masën e arrestit të tij me burg duke e rikthyer atë në Gjykatën e La e cila duhet të arsyetojë më mirë faktin nëse mund të vazhdojë të mbahet i izoluar një politikan i zgjedhur nga populli. Për këtë pikë anëtarët e kushtetueses votuan 5 me 3 në favor të kryebashkiakut në detyrë. Kaq u desh që mediat pro Veliaj të paralajmëronin lirimin e tij kjo edhe në kuadër të vendimit që morën Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së lartë për të kufizuar paraburgimet pa dënim. Po a kemi të bëjmë këtu me një hap të rëndësishëm drejt lirimit të "Lalit"?

Po të lexosh me vëmendje vendimin e Kushtetueses, gjë që Lapsi.al e ka bërë, nuk rrezulton fiks kështu. Sepse së pari një pjesë e madhe e kërkesave të Veliajt u rrëzuan.
 
veliaj vendimi.PNG
 
Aty u hodh poshtë pretendimi për cenimin e së “drejtës së mbrojtjes për shkak të kohës së pamjaftueshme në dispozicion për njohjen me aktet e dosjes”.
Gjithashtu Trupi gjykuese me 8 anëtarë, nuk arriti dot shumicën, duke e konsideruar kështu të rrëzuar, pretendimin e Veliajt për cenimin e “parimit reformatio in peius (mos rëndimit të pozitës) që kërkonte anullimin e marrjes së provave të reja në Gjykatën e Posaçme të Apelit, të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme.
 
Gjykata Kushtetuese rrëzoi edhe pretendimin e kryebashkiakut në detyrë lidhur me mungesën e “dyshimit të arsyeshëm”, për “rrezikshmërinë e veprës dhe personit” që e mbyllën atë në arrest me burg.

Pra ashtu sikurse shihet Kushtetuesja nuk i pranuar një pjesë të kërkesave të Veliajt. Ajo i dha ati të drejtë në pretendimin se nuk duhej të mbahej në kafaz të xhamtë në procesin e shkallës së parë dhe mbi të gjitha për pikën e mbajtjes së një politikanë të zgjedhur në izolim.

Kjo është edhe pika që ka ngjallur debati pasi Kushtetuesja e ktheu atë për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Por po të lexohet me vëmendje materiali Kushtetuesja nuk ka thënë se një politikan në pozitat e kryebashkiakut në detyrë, që është aty me votë popullore duhet të lirohet detyrimisht. Ajo ka vërejtur se Gjykata e Lartë nuk i ka dhënë një përgjigje mjaftueshëm të arsyetuar këtij pretendimi të ngritur në rekurs nga Veliaj. Kjo do të thotë se ajo nuk ka marrë anë mbi faktin nëse statusi i një të zgjedhuri duhet apo jo të sjellë masë më të butë sigurie, por ka kërkuar që Gjykata e Lartë ta trajtojë dhe ta argumentojë në mënyrë të qartë këtë çështje në shqyrtim.

Shpjegim në këtë mënyrë i kësaj pike i ul trumbetimet e mediave pro Veliaj se ai është në prag të daljes nga biruaca. Gjykata e Lartë mund ta shqyrtojë këtë kazus dhe të arrijë në përfundimin e argumentuar (ajo që i kërkohet) që një i zgjedhur mund të mbahet në burg si gjithë të tjerët. Pra me këtë hipotezë nuk ka shumë vend për entuziazëm. Por, nga ana tjetër fakti që Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë do duhet të rishprehet për këtë pikë, i jep Erion Veliajt një shanc më shumë. Tani fati i tij është në mënyrë të dyfishtë në duart e kësaj gjykate, një herë për detyrën që i la Kushtetuesaj dhe tjetrën, tani më afër, në 28 maj, ajo do të shqyrtojë kërkesën e Lalit për ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’, dhe zëvendësimin me një tjetër masë më të lehtë. 

Lapsi.al

Poll

 

 

Të këshilluara

Ndryshimi i katërt i madh në historinë e Lapsi.al

Pavarësisht nga pamja estetike, filozofia e përmbajtjes mbeti po e njëjta: nxjerrja në plan të parë e analizave të thelluara mbi ngjarjet e politikës apo aktualitetit dhe shprehja e qëndrimeve të forta editoriale, që shpesh mund të jenë polarizuese, por qëllimi i tyre mbetet afrimi sa më pranë të së vërtetës

17:55

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI