Kur ligji përdoret si kamxhik në duart e një pakice, qytetarët s’janë gjë tjetër veçse spektatorë të plaçkitjes që iu bëhet nga segmente të korruptuara të shtetit. Kështu dhe qytetarët e Vlorës, ato mijëra familje që e kanë lidhur jetën me turizmin, këtë sezon janë të detyruar të shohin një shfaqje të shëmtuar të kapjes së shtetit dhe sabotimit të interesave të tyre, ndërsa presin hapjen e aeroportit.
I premtuar si një motor për zhvillimin ekonomik në bregdetin e jugut, aeroporti ka mbetur peng i një konflikti që tani ka dalë jashtë çdo logjike juridike dhe ekonomike. Duhet thënë se punimet në terminal, që është edhe pjesa më e rëndësishme e aeroportit janë përfunduar nga MABCO, por aeroporti ende nuk mund të jetë funksional, pasi segmentet korruptive të politikës dhe të biznesit tashmë janë investuar në një strategji presionesh, bllokimesh dhe shantazhi.
Edhe paraditen e kësaj të hëne një situatë skandaloze është krijuar në hyrje të aeroportit, kur punonjësit e huaj, specialistë dhe inxhinierë që punojnë për kompaninë zviceriane MABCO nuk janë lejuar të futen në kantier. Shkak është bërë një vendim i administratorit të kompanisë Vlora International Airport që kontrollohet nga Valon Ademi, i cili ka vetëm 2% të aksioneve.
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e aeroportit! (VIDEO)
[video width="848" height="478" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/05/regrewhhhh.mp4"][/video]
Kushdo që sheh këto pamje, të punonjësve dhe specialistëve që duan të punojnë, por pengohen në kantier, lind një pyetje e thjeshtë: Kush po e pengon realisht hapjen e aeroportit të Vlorës dhe kujt i intereson zvarritja e punimeve duke krijuar vonesa dhe kaos në kantier?
1) Policia si instrument presioni për të bllokuar punimet

Pjesa më tronditëse e asaj që po ndodh në Vlorë është roli që, sipas dëshmive të njerëzve në terren, po luajnë strukturat shtetërore. Punëtorët dhe ekipet teknike thonë se policia, në vend që të garantojë rendin dhe vijimin normal të punimeve, është pozicionuar si mjet presioni. Në ditët e fundit situata arriti deri aty sa punëtorët që po realizonin punimet finale në terminal u nxorën përdhunshëm jashtë kantierit.
Protokollet e policisë së Vlorës e dëshmojnë faktin se ata kanë urdhëruar ndërprerjen e punimeve ashtu
siç kishte urdhëruar administratori i VIA-s, e cila sot kontrollohet nga Valon Ademi i 2A Group. Duhet thënë se MABCO që nga shtatori i vitit 2025, nuk ka më asnjë fuqi vendimmarrëse në aeroport, për shkak të vendimeve absurde të gjykatave.
[video width="848" height="478" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/05/aeroporti-2.mp4"][/video]
Jo me larg se dje, në hyrjen e portës në Aeroportin e Vlorës ndodhi ajo që mund të kthehej në një tragjedi.
Sigurimi i Vlora International Airport, e cila kontrollohet nga 2A, kishte bllokuar hyrjen e punëtorëve të MABCO-s, pa asnjë arsye dhe pa ndonjë vendim gjyqësor, por në bazë të paragjykimeve të 2A dhe Administratorit të Vlora International Airport.
Vetëm pas ndërhyrjeve të shumta pranë institucioneve u lejua rikthimi në punë nën kushte të frikësimit nga kërcënimet i rreth 60 teknikëve kinezë që po kryejnë instalimet finale në terminal. Ende sot, raportimet në terren janë se ata vazhdojnë të punojnë nën tension konstant, presion psikologjik dhe pengesa të përditshme.
Faza që duhej të ishte sprinti final drejt certifikimit dhe operimit është kthyer në një skenë absurde bllokimi fizik të kantierit, madje edhe punonjësit janë detyruar të luftojnë për të hyrë në vendin e punës.
Flasin ekspertët për aeroportin e Vlorës/ Kush i mban peng aksionet e MABCO
Mësohet se për më shumë se dy muaj, mbi 200 punëtorë, inxhinierë dhe specialistë të angazhuar nga MABCO që po merren me dekorimet e brendshme, mobilimet dhe gjelbërimin kanë punuar dhe punojnë ende sot nën presione ekstreme për të përfunduar terminalin, sistemet operative dhe implementimin teknik të fazës finale.
Në çdo kantier tjetër të botës, kjo do të ishte periudha ku institucionet mobilizohen për të përshpejtuar procedurat dhe për të garantuar hapjen e projektit. Kurse në Vlorë ndodh e kundërta. Ekipet teknike janë përballur me bllokime hyrjesh në kantier, ndërprerje punimesh, intimidim verbal, presion fizik dhe pengesa të vazhdueshme që nuk kanë asnjë lidhje me ligjin apo sigurinë. Dhe në vend që strukturat shtetërore ta mbronin investimin, sjellja e institucioneve ka krijuar bindjen se një pjesë e aparatit shtetëror është urdhëruar që ta paralizojë projektin.
2) Milionat e zhdukura nga administrata e ortakut me 2% të aksioneve
Pak ditë më parë, punimet në terminalin e aeroportit kanë përfunduar. Por elementët jetikë të certifikimit operacional të terminalit mbeten të bllokuar dhe kjo përbën një nga skandalet më të rënda të investimit.
Sipas pretendimeve të MABCO-s, mbi 6.5 milionë euro që ishin në llogarinë e VIA-s, të destinuara për prokurimin e pajisjeve të operimit tokësor të aeroportit (Ground Service Equipment) dhe sistemet informatike e operative ( për shkak të licencave ato duhet të blihen vetëm nga VIA ) janë konsumuar tashmë nga drejtuesit aktualë të Vlora International Airport, që administrohet nga ortaku me 2% të te aksioneve
Pajisjet e nevojshme nuk janë prokuruar, sistemet nuk janë instaluar dhe softuerët nuk janë implementuar.
Kjo mund të tingëllojë si një çështje teknike, por realiteti është se këto sisteme janë vetë truri i aeroportit. Një aeroport modern nuk funksionon me kompjuterë rutinë apo programe standarde. I gjithë rrjeti mbështetet mbi një infrastrukturë inteligjente operative që lidh çdo hallkë të funksionimit në një sistem unik dhe të integruar. Ky është mekanizmi që kontrollon check in-in e pasagjerëve, lëvizjen e bagazheve, sistemet e sigurisë, kamerat operative, komunikimin e brendshëm, serverat, alarmet e zjarrit dhe gjithë koordinimin operacional të aeroportit.
Këto janë sisteme të personalizuara aeroportuale, të ndërtuara posaçërisht për këtë aeroport, me kontrata ndërkombëtare specifike, integrime komplekse hardëare-softëare dhe standarde të certifikuara të aviacionit civil ndërkombëtar. Implementimi kërkon muaj të tërë pune, ekipe të specializuara dhe testime të gjata teknike.
Për këtë problem Mabco ka kërkuar me dhjetëra e dhjetëra letra si nga administratorët e
VIA-s, po ashtu edhe nga autoritetet përkatëse, por asnjëherë askush nuk ka reaguar. Për shkak të problematikës së licencave, këto sisteme duhet të prokurohen vetëm nga VIA, ndaj MABCO i kishte rezervuar këto mjete financiare në Gusht të 2025, megjithatë që nga muaji shtator vendimet e ndërmjtme të gjykatave e bllokuan vendimmarjen e kompanisë zviceriane në aeroport.
Pa këto pajisje, certifikimi i aeroportit është i pamundur.
Në këtë kuadër, fakti se pajisjet sensitive të sigurisë dhe skanerët aeroportualë ende nuk kanë mbërritur tregon për një mungesë përgjegjshmërie të pafalshme. Burime pranë projektit pranojnë se licencat ndërkombëtare të importit janë siguruar vetëm 2 javë më parë për MABCO-n. Këtë në fakt, duhej ta bënte VIA në kohën e duhur.
Aeroporti i Vlorës, situatë e jashtëzakonshme/ Përplasje në kantier, ndërhyn policia
Pra, dokumentacioni ekziston, por pajisjet nuk vijnë, ndërkohë që paratë tashmë janë shpenzuar.
Nga ana tjetër, kompania Vlora International Airport ka bllokuar edhe përditësimin e dokumentacionit teknik të MABCO Constructions. Sipas MABCO-s, kompania punon vetëm nëpërmjet VIA-s, pasi kontrata zyrtare është lidhur me këtë të fundit, ndërsa deri më sot nuk ka marrë asnjë kërkesë zyrtare nga VIA për përditësimin e dokumentacionit përkatës.
Sipas pretendimeve të MABCO-s, prej më shumë se 8 muajsh pritet kryerja e këtij veprimi procedural, i cili konsiderohet thelbësor për vijimin e procesit të licencimit të objekteve të aeroportit. Pa përditësimin e këtij dokumentacioni teknik dhe administrativ, procesi i licencimit nuk mund të nisë.
Po sipas MABCO-s, kompania X Plan, që prej gushtit 2025, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim në këtë drejtim. Për këtë arsye, MABCO thotë se ka përzgjedhur projektues të tjerë të licencuar për të vijuar procedurat, por pa autorizimin dhe miratimin e VIA-s nuk mund të kryhet ngarkimi i dokumentacionit në sistemin e-Albania.
Në praktikë, sipas kompanisë, kjo do të thotë se VIA ka bllokuar edhe këtë hallkë të rëndësishme të procesit, duke penguar vijimin e procedurave të licencimit dhe afrimin e aeroportit drejt operimit.
3) Bllokimi i punës nga ortaku me 2% të aksioneve

Paradoksi më grotesk i gjithë kësaj historie është fakti se kontrolli real mbi aeroportin ushtrohet nga aksioneri me vetëm 2% të aksioneve që nga muaji shtator.
Vendimet absurde të gjykatave, ia kaluan menaxhimin aksionerit të një pakice të papërfillshme, që as mban barrën reale të kredisë, as ka vendosur kolateral dhe nuk ka ekspozim real financiar mbi aeroportin. Në anën tjetër, kompania zviceriane MABCO që ka 98% të aksioneve dhe që është investitori që ka financuar dhe mbajtur në këmbë gjithë skeletin financiar të aeroportit është përjashtuar nga çdo vendimmarrje.
Sipas pretendimeve të MABCO-s, është pikërisht ortaku me 2% që ka bllokuar në mënyrë abuzive punimet për ndriçimin e pistës, një element kritik për certifikimin e aeroportit. Përfaqësuesit e kompanive ndërkombëtare të sjella nga MABCO për sistemet teknike dhe ndriçimin e fushës ajrore, si Bosch, Aviator, ëorld Computers dhe OCEM, janë dëbuar nga kantieri që në ditën e parë të punës.
Sot, pajisjet që duhet të montoheshin për certifikimin e aeroportit vazhdojnë të qëndrojnë në kuti, ndërsa punimet janë ndalur me forcë. Me e keqja ketu eshte se tani skadon edhe garancioni i materialeve!
Një shqetësim tjetër I këtyre ditëve në kantier është problemi I pistës së aeroportit.
Sipas raportimeve teknike të referuara nga tekniket e MABCO-s, testimet e fundit të pistës kanë prodhuar rezultate katastrofike dhe e nxjerrin atë jashtë standardeve të kërkuara të aviacionit ndërkombëtar. Pikërisht për këtë arsye prej muajsh, MABCO ka kërkuar një auditim teknik i pavarur për pistën, taxiëay-t dhe gjithë infrastrukturën airside.
Skandal në aeroportin e Vlorës/ 2% bllokon edhe mbledhjen e thirrur nga ministria
Por auditimi vazhdon të pengohet duke zgjatur agoninë e një investimi prej qindta miliona eurosh.
Në çdo shtet normal, situata të tilla do të ishin pasuar nga një reagim i menjëhershëm institucional dhe ndërhyrje të organeve ligjzbatuese, ndërsa në Shqipëri, heshtja është pjesë e mekanizmit të bllokimit.
Qytetarëve të Vlorës dhe të të gjithë bregdetit në jug iu premtuar një aeroport, që do të sillte turistë, ekonomi dhe zhvillim, por sot është e qartë se segmentet më të korruptuara të shtetit kanë zgjedhur ta mbajnë peng projektin për interesa okulte mbi një nga investimet më të mëdha strategjike të Shqipërisë. Kjo është hera e parë në botë, që një aeroport ndërkombëtar rrezikon të mos bllokohet nga mungesa e investimit, por nga paraliza institucionale dhe lufta për kontroll mbi të.
Kuptohet se barra më e rëndë bie në në dëm të operatorëve turistikë të jugut, të cilët edhe këtë sezon turistik po shohin se si shteti I kapur nga një grup njerezish, po punon kundër qytetarëve të tij.