Flash

Çfarë fshihet pas puthjes së Ndrenikës

Lapsi.al 13 May 2026
Çfarë fshihet pas puthjes së Ndrenikës

Pas shfaqjes së fundit të Erion Velisë, ata që vuajtën më shumë emocionalisht nga sulmet kundër Robert Ndrenikës, ishin pak a shumë ata që po vuajnë materialisht nga mungesa e kryetarit dorëlëshuar të bashkisë. Duke shmangur thelbin e atij inskenimi, që la pas një shije të thartuar, një grusht mbështetësish nga halli të Velisë, u përpoqën t’i japin atij trajtat e viktimës nëpërmjet ndjeshmërisë që ngjallte një burrë në moshë të thyer, për më tepër një personazh i dashur i kinemasë e teatrit, i vënë menjëherë nën breshërinë e rrjetit.

Dhe kjo tentativë nuk është se nuk ia arriti qëllimit. Regjisori i pjesës teatrale, “Puthja në ballë” u la mënjanë dhe thuajse të gjithë u morën me atë që gjithë jetën e ka shkuar duke luajtur rolet që i kanë caktuar. Prirja jonë popullore për të ndëshkuar pasojën dhe jo shkakun, shkëlqeu edhe një herë në shkronja e ekrane. Fama e Ndrenikës, mu për këtë i përzgjedhur për të “puthur atë burrë”, tërhoqi mbi vete gjithë polemikat post festival. Eshtë i njëjti mentalitet që dënon më fort bashkëpunëtorin e sigurimit dhe jo atë që e detyron të bëhet i tillë, që denigron atë që shitet dhe veneron atë që e blen, që sulmon atë që përulet dhe respekton atë që e godet. Në këtë kompleks popullor nënshtrimi ndaj pushtetit dhe histerie ndaj dobësisë njerëzore, u godit edhe Ndrenika duke lënë mënjanë autorin e shfaqjes së shëmtuar.

Në sfidën mes pushtetit dhe intelektualit, sigurisht që duhen treguar me gisht edhe ata që keqpërdoren, shiten apo shërbejnë me vetëdije, për dëmin që i shkaktojnë shoqërisë. Por në rastin konkret, ata që u morën me Ndrenikën ranë pikërisht në kurthin e projektuar për të amnistuar atë që kishte shpërndarë rolet. Si ata që u revoltuan me aktin publik të aktorit 83 vjeçar si ata që u shtirën se u vinte keq për të, në fund shmangën thelbin e atij teatri në sallën e gjyqit.

Pavarësisht trajtave karikaturale të vënies në skenë, debati që do duhej të prodhonte ajo ngjarje është ai i raportit mes pushtetit dhe asaj pjese të shoqërisë që prezumohet në antagonizëm me të, si avangardë e progresit, e lirive më të mëdha dhe e të drejtave më të shumta. Ata që morën në mbrojtje Ndrenikën nuk thanë asnjë fjalë për deformimin e vazhdueshëm që Veliaj me pushtetin e tij u ka bërë artistëve, gazetarëve, sportistëve, e në përgjithësi krijuesve, që pikërisht për shkak të sistemit të korruptuar të vlerave që ka instaluar soji i erionveliajve, nuk ia dalin të jetojnë me punën e tyre apo të pleqërojnë me dinjitet nga djersa e shpërblyer. Nuk u përmendën emra të tjerë të mirënjohur që për shkak të varësisë nga ky pushtet i kalbur janë detyruar të shpërndajnë supë, të ngulin pemë. Të bëjnë deklarata publike kundër opozitës e të rreshtohen në fondacionet medemek kulturore të Ajola Xoxës.

Zërat publikë që u mallëngjyen nga puthja në ballë e u revoltuan për sulmet ndaj Ndrenikës, nuk bënë asnjë ditë vetme llogarinë e thjeshtë se sa krijues do të jetonin me dinjitet sikur në vend të supës të ndanin qindra mijëra eurot që zonja e parë e bashkisë i kishte investuar në garderobën personale. Apo sikur paratë e ndara me zarfe në shërbim të propagandës, të shpërndaheshin me garë e transparencë për të mbështetur pikërisht pavarësinë e artistëve ndaj trysnisë së pushtetit.

Shfaqja “Puthja në ballë” nuk duhet analizuar për dobësinë njerëzore të Ndrenikës por duhet parë si një metaforë ulëritëse i kapjes që një pushtet i korruptuar i ka bërë asaj që do duhej të ishte pjesa më progresive e shoqërisë. Jo thjesht për aktin e një aktori të mirënjohur, por për mënyrën se si u trajtua ky akt në sferën e debatit publik. Njësoj si në rastin e dosjes së Veliajt, ku anashkalohet krimi për t’u kapur personalisht me një prokuror, edhe në këtë rast amnistohet regjisori për t’u marrë me një aktor. ©lapsi.al

Të këshilluara

Një vendim më i dobishëm sesa i rrezikshëm

Ndonëse vendimi i sotëm i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë për të zbutur masat e paraburgimit në Shqipëri është disafish i paragjykuar, ai përbën një...

20:15

Një shteg i rrezikshëm i Albin Kurtit

Kryeministri i Kosovës ka përcjellë mesazhe shqetësuese kundër opozitës, ndërsa vendi po përballet me një krizë të re institucionale, këtë herë prej paaftësisë ...

17:29

Rama si zjarrfikës i pallatit të Arlis

Mënyra se si Edi Rama reagaoi kundrejt djegjes tragjike të një pallati, ku për pak orë u bënë shkrumb e hi 35 apartamente, më shumë se për kujdesin që ai pati p...

18:16

Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama

Në të njëjtën kohë që pothuajse të gjitha TV-të e lajmeve po transmetonin këtë të shtunë loghorenë anti opozitare të Edi Ramës, përpara socialisteve të Lushnjës...

21:11

Pse Rama bën alibinë e korrupsionit?

Kryeministri Edi Rama, në përpjekjen e tij për të bërë fushatë zgjedhore pa zgjedhje si dhe me shpresën se do të mund të rekuperojë diçka nga imazhi i kryetarit...

13:07

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI