Flash

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

Lapsi.al 30 July 2026

Një nga simbolet më emblematike për të kuptuar hipokrizinë e aparatit propogandistik rilindas, është ish Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama. Ajo është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës. Veliaj ka hapur një proces artificial për të shpëtuar lëkurën e tij duke dashur të delegjitimojë prokurorin Ols Dado, duke pretenduar se ai është futur në mënyrë të paligjshme në sistem. 

Në vitin 2009 ish Prokurorja e Përgjithshme akuzohet se e ka futur në sistem Ols Dadon duke favorizuar atë për shkak të marëdhënis ekstra profesionale që kishin sëbashku. Por jo vetëm kaq. Ajo përgojohet se për të arritur këtë qëllim i është dashur të shkarkonjë një prokuror kariere, Tom Dedën. 

Me qëllim që të godasë Dadon mbrojtja e Veliajt e kishte peshkuar këtë ish prokuror dhe e ka thirrur në sallën e gjyqin në Gjykatën administrative për të dëshmuar. Dhe meqë Veliajt i interesonte delegjitimimi i Dados, për këtë qëllim nuk është kursyer as Ina Rama. “Në kohën e Ina Ramës ajo prokurori ka funksionuar vetëm me lekë, në atë kohe e dinë të gjithë që Bamir Topi dhe Ina Rama i bënin emërimet me lekë. Këta njerëz janë në punë dhe janë kamikazë të frikshëm”, ka pohuar Deda, duke mos kursyer ish prokuroren e përgjithshme. 

Deri këtu gjithcka mund të duket normale. Në fund të fundit, Deda është një i shkakrkuar, - me apo pa të drejtë kjo zgjidhet në mënyrë ligjore -, i cili do të hakmerret ndaj eprores që e la pa punë. Por e habitshme është se si të gjitha mediat pro Veliaj, i raportuan me tituj të mëdha këto fjalë, jo vetëm duke njollosur prokurorin e SPAK, por pa pikë gajle edhe për Ina Ramën. Dhe po të hapësh arkivat e të njëjtave media, Ina Rama shfaqet si heroinë. Ajo vizatohet si gruaja e fortë që me gjithë shantazhet si “lavire bulevardi” i qëndroi përballë Berishës. Ajo u mundua ta hetojë masakrën e 21 janarit, nxori urdhër arreste për zinxhirin komandues të gardës dhe për këtë u fut në grupin halucinant të pucistave. 

Në atë kohë, për të gjitha mediat anti-berishë Ina Rama ishte simboli i një prokuroreje me integritet që nuk e shet profesionin para fuqisë së pushtetit. 

Në fakt ajo nuk bëro ndonjë gjë të madhe. As guxoi ta thërrasë qoftë për ta marrë në pyetje ish kryeministrin, madje as nuk e bëri dot këtë për familjarët e tij të përfolur si të lidhur me Gërdecin. 

Ajo nuk tregoi trimëri, thjeshtë nuk u përkul, gjë që në fund të fundit nuk ishte pak. 

Por, ngaqë në atë kohë ajo i duhej politikës si heroinë ajo u bë simboli i mediave që mbronin kauzat e Ramës dhe Veliajt. Madje me këtë staturë ajo u mbrojt edhe kur kritikët analizuan disa vendime të diskutueshme të saj në krye të komisionit të vettingutt.

Por sot, kur prioritet është shpëtimi i lëkurës së Veliajt, kur duhet delegjitimuar me cdo mjet Ols Dado, askujt nuk i intereson më klisheja e Ina heroinës. Ajo vizatohet në mediat e rilindjes si një kryeprokurore që ka bërë emërime të jashtë ligjshme për njerëzit e saj, madje se edhe kur s’ka pasur lidhje miqësore, ka përdorur kanalin e emërtimeve me para. Prandaj ajo krejt pa faj, është kthyer në një pasqyrë ku mund të dallosh dyfytyrësinë e neveritshme të mediave të rilindjes.  


LAPSI.AL

 

Të këshilluara

Vatikani jehonë protestave shqiptare: “Të dëgjohet zëri i qytetarëvë"

Shqipëri: protestat në rrugë vazhdojnë. Çdo mbrëmje në kryeqytet zhvillohen marshime dhe grumbullime të vazhdueshme, të përbëra kryesisht nga të rinj, të cilët janë shndërruar në motorin e vërtetë të asaj që tashmë njihet si "Revolucioni i Flamingove". Protesta nuk kufizohet më vetëm te çështjet urbanistike dhe mjedisore, por është kthyer në një lëvizje kundër korrupsionit, mungesës së transparencës në investimet strategjike, emigrimit të të rinjve dhe shpopullimit të vendit.

13:26

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI