Flash

Intervista në Channel4/ Pse e mbron Rama futjen e buldezerëve në Zvërnec

Lapsi.al 29 July 2026

Nëse vendos të gënjesh duhet patjetër një memorie e fortë, që ta kontrollosh zinxhirin e të pavërtetave. Përndryshe përfundon si Edi Rama, që ajo që thotë sot, bie ndesh me atë që ka thënë dje, dhe duke u përpjekur të mbulojë një të pavërtetë, detyrohet të shpikë një tjetër.

Kjo i ndodhi me intervistën për Channel 4 me gazetaren britanike Lindsey Hilsum. Video më poshtë:

Ndryshe nga shumë gazetarë të huaj që kanë shkuar të papërgatitur përballë Edi Ramës dhe janë çarmatosur nga formula e tij e zakonshme se për Zvërnecin “Nuk ka projekt”, Hilsum bëri atë që duhet të bëjë një reportere serioze.

Fillimisht ajo shkoi në terren. Pa me sytë e saj ndërhyrjen që kishte ndodhur në Zvërnec nga buldozerët në fund të muajit maj. Filmoi dunat e dëmtuara të rërës, rrugën e re me çakëll që ishte hapur pa pasur një projekt përfundimtar, filmoi urën që sipas aktivistëve ndryshoi rrjedhën e ujit që lidh lagunën me detin dhe siguroi pamjet nga arkiva, që tregonin mjetet e tonazhit të rëndë që kishin hyrë në zonën e mbrojtur përpara shpërthimit të protestave.

Intervista në Channel4/ Pse e mbron Rama futjen e buldezerëve në
Gazetarja britanike Lindey Hilsum në Zvërnec, pamjet Channel4

Lindey Hilsum foli me banorë, me aktivistë dhe vetëm pasi kishte ndërtuar tablonë e plotë, u ul përballë kryeministrit.

Kur Rama u përpoq të përdorte edhe një herë formulën e tij të zakonshme, “nuk ka asnjë projekt që ka filluar”, gazetarja i tha: “Unë e kam parë.”

Rama u përgjigj shkurt: “Jo.”

Atëherë Hilsum ngriti pyetjen që e futi kryeministrin në kurthin e vet: “Atëherë çfarë kam parë? A nuk duhet t’u besoj syve të mi?”

Në këtë moment, për Ramën nuk mjaftonte më formula se “Nuk ka projekt”. Përballë kishte një gazetare që kishte parë vetë pasojat e fillimit të punës në Zvërnec për ndërtimin e vilave; ajo i përmend “gardhin” që ishte ngritur dhe pikërisht aty, Rama detyrohet të nxjerrë një shpjegim tjetër të historisë.

Sipas tij, ndërhyrja në Zvërnec nuk ishte fillimi i projektit, por “rregullimet për punën paraprake, para se të dilte leja, bazuar në studimet mjedisore, gjeologjike, etj.”

“Por a nuk duhet bërë studimi mjedisor para se të futen buldozerët? Sepse buldozerët mund të shkatërrojnë mjedisin? Duhet te shkojë një shkencëtar që të hedhë një sy” ngulmoi gazetarja.

“Prap, prap. Buzldozerët aty u përdorën për të hapur kalimin për njerëzit, për komunitetin, për të krijuar rrugë drejt pronës private, në mënyrë që njerëzit të mos pengoheshin të lëviznin” shprehet Rama, dukshëm i sikletosur.

Intervista në Channel4/ Pse e mbron Rama futjen e buldezerëve në
Buldozer në Zvërnec, foto e publikuar në maj, nga Reporter.al

Problemi me të pavërtetat është se ato duhen mbajtur mend mirë.

Rreth dy muaj më parë, në kulmin e protestave, kur fotot e buldozerëve mbi dunat e rërës po qarkullonin kudo, Rama kishte dhënë një shpjegim krejt tjetër. Në mbledhjen e grupit parlamentar në datën 1 qershor, ai shpjegonte se nuk kishte ende projekt të miratuar, por se "kompania ka angazhuar një grup inxhinieresh nga më të mirët në botë dhe ka angazhuar njëkohësisht dhe inxhinierët e mjedisit që sot që po flasim, tani që flasim vazhdojnë punojnë për të paraqitur studimin mjedisor."

Me fjalë të tjera, prania e buldozerëve, gardhit dhe punimeve u paraqit atëherë si pjesë e fazës përgatitore të investimit. Vetëm në intervistën për Channel 4 kjo histori ndryshoi: papritur, të njëjtët buldozerë nuk paskan qenë aty për projektin, por për të ndërtuar një rrugë në shërbim të komunitetit.

Kontradikta e Ramës me atë që ka thënë dy muaj më parë dhe atë që pranon sot, zbulon diçka më të rëndësishme se përpjekjet e lodhura për të manipuluar nga një politikan i zënë gafil. Këto deklarata prej pehlivani tregojnë se buldozerët nuk hynë rastësisht në Zvërnec.

Dikush kishte dhënë miratimin që ato të hynin, të hapnin rrugë, të vendosnin gardhe me tela me gjemba dhe ta kthenin një zonë të mbrojtur në një kantier ndërtimi, shumë kohë përpara se projekti të kishte kaluar filtrat që sot vetë Rama thotë se mungonin.

Po të mos kishte shpërthyer protesta, gjasat janë që sot debati të mos ishte më për një gardh apo për një rrugë me çakëll, por për një kantier të konsoliduar në zemër të një prej zonave më të ndjeshme të bregdetit shqiptar. Pikërisht sepse kjo është e vështirë të mbrohet, kryeministri është detyruar të ndryshojë vazhdimisht rrëfimin e tij./Lapsi.al

Të këshilluara

Vatikani jehonë protestave shqiptare: “Të dëgjohet zëri i qytetarëvë"

Shqipëri: protestat në rrugë vazhdojnë. Çdo mbrëmje në kryeqytet zhvillohen marshime dhe grumbullime të vazhdueshme, të përbëra kryesisht nga të rinj, të cilët janë shndërruar në motorin e vërtetë të asaj që tashmë njihet si "Revolucioni i Flamingove". Protesta nuk kufizohet më vetëm te çështjet urbanistike dhe mjedisore, por është kthyer në një lëvizje kundër korrupsionit, mungesës së transparencës në investimet strategjike, emigrimit të të rinjve dhe shpopullimit të vendit.

13:26

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI