Flash

Historia veç me tri shkronja

Atje, në Hagë, pritet vendimi gjyqësor për katër Çlirimtarët. Këtu, në Shqipëri, një popull i tër...

13:09 Mirjon Brahimllari

Ramës i shkon çdo gjë mbrapsht. Furi mobilizimi financiar pro nënë Files të përdorur politikisht prej tij

Pas fjalimit të kryeministrit 150 mijë USD në favor të djalit me spektër autizmi dhe mamasë së tij

Lapsi.al 24 July 2026

Kur troket tersi hapi derën. Edhe këtë radhë, kur Edi Rama u mundua të hartojë një fjalim reflektues, gjoja për mësimet që pati nxjerrë nga revolucioni i flamingove, ai ka përfunduar sërish në autogol. Me sa duket për të ka nisur periudha kur çdo gjë që bën i përplaset në fytyrë. Ai mori të premten gjatë fjalimit në pallatin e Brigatave shembullin e një nëne me fëmijë me aftësi të veçanta, për të cilën tha se u përdor nga protestuesit.

“E kishin marrë me vete për ta kthyer në viktimë të policisë, e cila ishte aty për të mbrojtur deputetët nga dhuna” tha ai, duke dashur të nxijë imazhin e flamingove. Kryeministri shtoi më tej:  “E kishin marrë me vete për ta kthyer në viktimë të policisë, e cila ishte aty për të mbrojtur deputetët nga dhuna. Ne sapo e kemi dyfishuar mbështetjen për fëmijët autikë dhe për nënat e tyre. Ky është fakti ynë. Por përjetimi i asaj nëne është krejt tjetër. 

Pikërisht aty, në fund të këtij hendeku, hynë sorrat dhe korbat me solidaritetin e tyre hipokrit. E morën me vete te Parlamenti për ta përdorur bashkë me fëmijën autik. Me të njëjtin manual si terroristët, duke i përdorur si mburojë ndërsa sulmonin Policinë e Shtetit me maska. Më pas e vunë para kamerave, e shfrytëzuan dhe e nxorën në publik për t’i qarë hallin”. 

Por halli i madh që e ka zënë, i cili nuk mbulohet dot me manipulime të këtij tipi, e nxorën Ramën menjëherë bllof. Pasi dëgjoi fjalët e shefit të qeverisë, File Bulku, i ka amnistuar protestuesit se nuk qenë ata që e përdorën ashtu sikurse pretendoi gënjeshtari kronik, por se në të kundërtët ajo qe një qytetare në hallin e saj, që u godit kot së koti nga spray djegës i një policie të çakërdisur. Ajo ka sqaruar se në momentin e ngjarjes nuk ishte pjesë e protestës, por po kthehej në banesë pasi kishte shoqëruar të birin në terapi. Ajo tha se për shkak të bllokimit të rrugëve përfundoi pranë zonës ku zhvillohej protesta, ku u prek nga uji me piper i përdorur nga policia.

Dhe pikërisht në momentin kur Edi Rama donte të korrte frytet publike të një fjalimi, ku aktronte sikur kishte reflektuar, opinioni i është kthyer kundër. Të prekur jo nga përdorimi që i bënë protestuesit, por nga ai që i bëri asaj shefi i qeverisë, shumë njerëz kanë vendosur të kontribuojnë financiarisht për nënën dhe djalin e saj me aftësi të veçanta. vetëm në pak orë pas teatrit kryeministror në një fushatë të hapur në platformën GoFundMe për mbështetjen e familjes janë mbledhur rreth 150 mijë dollarë, duke dyfishuar objektivin fillestar të vendosur nga organizatorët "Brandon Forever 22 Legacy", të cilët iniciuan fushatë për përmirësimin e kushteve të jetesës së kësaj familjeje.

Më 23 korrik 2026, gjatë protestës para Kuvendit, nëna File dhe djali i saj 19 vjeçar Endi me çrregullim të spektrit të autizmit u prekën nga gazi lotsjellës dhe spraji me piper i përdorur nga policia. Historia e saj u përdor këtë të premte politikisht nga kryeministri kundër protestuesve. Por si reagim ndaj saj qindra qytetarë po kontribuojnë financiarisht për këtë familje.  

LAPSI.AL 

 

Të këshilluara

Anketa e “Monitor”, nga kapja e shtetit te korrupsioni, arsyet pse po protestohet

Rezultatet e anketës që “Monitor” ka organizuar për lexuesit e saj lidhur me argumentet pse prej javësh qytetarët po protestojnë. Nga kapja e shtetit te korrupsioni, janë të shumta arsyet që çojnë në një mbështetje masive prej 90% të protestave. Pritshmëritë e të anketuarve shkojnë deri te ndryshimi i Kodit Zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe krijimi i një force të re politike që mund të lindë nga vetë protesta. Edhe pse anketa nuk është në asnjë rast përfaqësuese për të gjithë popullsinë, ajo përcjell një zë të një audience të arsimuar, profesionale dhe të angazhuar me zhvillimet e vendit.

14:06 Ornela Liperi

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI