Flash

Manipulimi i mediave të Ramës me "Kuvendin Kombëtar" të protestës

Top Channel me dy kronika për incidente dhe sherr mes protestuesve

Lapsi.al 18 July 2026

Të gjitha mediat e regjimit që kanë prej afro 50 ditësh që parashikojnë fundin, dështimin, perçarjen e protestës; sot janë barikaduar për të pompuar të njëjtën ngjarje: incidentet mes organizatorëve. Në fakt, këtë të shtunë në mesditë, disa nga pjesëmarrësit e rregullt në ato protesta, që në ditën e tyre më të mirë mblodhën në bulevard dhjetëra mijëra njerëz, u tubuan në Hotel Tiranë në një organizim që e vetëquajtën ‘Kuvendi Kombëtar qytetar’. Aty, ata jo vetëm që nuk kishin mandatin e të gjithë qytetarëve që kanë protestuar me moton "Ju erdhi fundi", por nuk arritën të bënin bashkë edhe gjithë grupimet e larmishme të organizatorëve. 

Por në mediat e regjimit këtij evenimenti Iu dha një hapësirë e madhe. Në fakt, jo si një përpjekje për organizim, por si një shkak për të demostruar se protesta po përçahet. Kështu televizioni kombëtar Top Channel, i kushtoi këtij evenimenti 2 kronika, ku binte në sy fjalia: "Kuvendi Kombëtar i protestës mbajti sot ditën e parë të punimeve, që u shoqërua nga disa episode tensionesh dhe përplasjesh". Madje në një kronikë të veçantë iu kushtua rëndësi edhe një ish-deputeti qesharak si Selami Jenisheri. Për Topin incidenti me të qe një lajm me rëndësi kombëtare prandaj raportoi: "Në një prej tyre ishte protagonist ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenisheri. Ky i fundit u fut në sallë dhe u ul në karriget e para, ku ishin pozicionuar organizatorët. Pas pak çastesh, rojat e sigurisë hynë në sallë dhe e nxorën jashtë, por vetëm për momentin, pasi më pas Jenisheri u bind dhe u ul në fund të sallës duke dëgjuar".

Të njëjtin lajm e konsideroi me rëndësi të veçante edhe Gazeta Tema, që e nxori në ballë të faqes. Ndërsa Report TV dhe Shqiptarja.com i kushtuan minuta dhe rreshta të tëra ngjarjes duke konstatuar: "Vetëm sherr dhe akuza mes pjesëmarrësve dhe ende të paqartë si bie Rama". Edhe për Dritare.net interesant ishte titulli: "Nis Kuvendi i Parë Kombëtar Qytetar, tensione gjatë mbledhjes".

Po t'i ndiqje me vëmendje dukej sikur ky tubim, nuk qe një shkëmbim normal mes njerëzish të lirë për të kuvenduar, por paraqitej si një produkt që rridhte nga vullneti i mbi 100 mijë protestuesve që kishin zgjedhur një përfaqësi që po prodhonte tensione dhe përçarje. Kaq mjafton për të kuptuar se kush qëndron pas gjithë këtij skenari.

 

©LAPSI.AL

Të këshilluara

Anketa e “Monitor”, nga kapja e shtetit te korrupsioni, arsyet pse po protestohet

Rezultatet e anketës që “Monitor” ka organizuar për lexuesit e saj lidhur me argumentet pse prej javësh qytetarët po protestojnë. Nga kapja e shtetit te korrupsioni, janë të shumta arsyet që çojnë në një mbështetje masive prej 90% të protestave. Pritshmëritë e të anketuarve shkojnë deri te ndryshimi i Kodit Zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe krijimi i një force të re politike që mund të lindë nga vetë protesta. Edhe pse anketa nuk është në asnjë rast përfaqësuese për të gjithë popullsinë, ajo përcjell një zë të një audience të arsimuar, profesionale dhe të angazhuar me zhvillimet e vendit.

14:06 Ornela Liperi

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI