Flash

Raporti i KE, mbetet shqetësim mbrojtja e Belinda Ballukut nga Partia Socialiste

Lapsi.al 17 July 2026

Shtohet presioni i Brukselit ndaj qeverisë së Edi Ramës për mënyrën se si u trajtua në Kuvend kërkesa e SPAK për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Raporti më i fundit i Komisionit Europian për sundimin e ligjit e përfshin këtë rast si një nga zhvillimet problematike të vitit, duke e lidhur refuzimin e Parlamentit për të autorizuar procedurat ndaj deputetes me shqetësime serioze për funksionimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Për herë të parë, Komisioni Europian e lidh drejtpërdrejt vendimin e shumicës parlamentare me parime themelore të një demokracie funksionale, si ndarja dhe kontrolli i pushteteve, por edhe barazia e qytetarëve përpara ligjit.

“Refuzimi i Kuvendit për t’i hequr imunitetin një deputeti ka ngritur shqetësime në lidhje me parimet e balancës dhe kontrollit të pushteteve, si edhe të barazisë para ligjit. Në mars 2026, Kuvendi hodhi poshtë një kërkesë të SPAK-ut për heqjen e imunitetit të një deputeti, i akuzuar për shkelje të parimit të barazisë në procedurat e tenderimit. Ky refuzim ngjalli shqetësime për respektimin e parimeve të balancës dhe kontrollit të pushteteve, si edhe të barazisë para ligjit”, thuhet në raport.

Dokumenti rikujton se në mars 2026 Kuvendi hodhi poshtë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të një deputeti të akuzuar për shkelje të parimit të barazisë në procedurat e tenderimit. Edhe pse raporti nuk e përmend emrin e Belinda Ballukut, referenca është qartësisht ndaj rastit të saj, duke qenë se bëhet fjalë për të vetmin rast të tillë gjatë periudhës së mbuluar nga raporti.

Raporti ndalet edhe te një tjetër zhvillim që, sipas Brukselit, e përforcon këtë shqetësim. Komisioni Europian evidenton se, paralelisht me refuzimin e kërkesës së SPAK, një grup deputetësh të shumicës qeverisëse propozuan ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, me synimin për të zgjeruar kategorinë e zyrtarëve që nuk mund të pezullohen nga detyra si masë paraprake gjatë proceseve gjyqësore.

Sipas Komisionit, vetë përmbajtja e këtyre ndryshimeve, por edhe momenti kur ato u propozuan, rrezikojnë të dobësojnë efektivitetin e hetimeve për korrupsion në nivelet e larta dhe të krijojnë përshtypjen se politika po ndërton mekanizma mbrojtës për zyrtarët e saj.

“Paralelisht, një grup deputetësh të shumicës qeverisëse propozuan ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, me qëllim zgjerimin e kategorisë së zyrtarëve që nuk mund të pezullohen nga detyra si masë paraprake gjatë zhvillimit të proceseve gjyqësore. Këto ndryshime ngritën shqetësime se mund të pengojnë efektivitetin e hetimeve penale, përfshirë hetimet për korrupsion në nivelet e larta, si edhe se koha kur u propozuan mund të krijojë perceptimin e pandëshkueshmërisë”, theksohet në raport.

Megjithëse raporti vlerëson progresin e Shqipërisë në zbatimin e reformës në drejtësi dhe punën e SPAK në hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë, rasti Balluku del si një nga shembujt që Brukseli përdor për të treguar se sfida nuk qëndron vetëm te aftësia e prokurorëve për të hetuar, por edhe te gatishmëria e institucioneve politike për të mos penguar drejtësinë kur hetimet prekin figurat më të fuqishme të qeverisë./Lapsi.al

Të këshilluara

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI