
Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti, duke shënuar nisjen e mandatit të katërt të tij si kryeministër.
Qeveria mori mbështetjen e shumicës së deputetëve të pranishëm, me 62 vota pro, 8 kundër të Listes Serbe dhe asnjë abstenim.
Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, të Aleancës e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ishin të pranishëm në seancë ku u votua Qeveria. Të pranishëm ishin deputetë të VV-së, Listës Serbe e disa nga komunitetet.
Para votimit, kryeministri Kurti prezantoi ekspozenë e Qeverisë së re, duke përmendur arritjet e mandatit të kaluar në ekonomi, masat sociale dhe mbështetjen për sektorë të ndryshëm.
Kabineti qeveritar
Albin Kurti, kryeminister
Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca
Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla
Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim, Fikrim Damka
Ministër i Financave, Hekuran Murati
Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti
Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla
Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit, Lulëzon Jagxhiu
Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia
Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku
Ministër i Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci
Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha
Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë: Mimoza Kusari
Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq
Ministër për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri