Flash

Pamje të rënda nga protesta/ Policia hedh gaz edhe mbi gruan e moshuar dhe djalin e saj me autizëm

Lapsi.al 23 July 2026

Përplasjet mes policisë dhe protestuesve gjatë protestës së 54-t para Kuvendit prodhuan edhe momente të rënda, të cilat po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale.

Në një nga videot e publikuara shihet një grua e moshuar së bashku me djalin e saj, të dy të prekur nga efektet e gazit lotsjellës. Ata shfaqen të përlotur dhe në gjendje të rënduar, ndërsa përpiqen të largohen nga zona ku po zhvilloheshin përplasjet.

Sipas personave që kanë shpërndarë pamjet, djali është person me autizëm. Në video ai duket se po vuan nga efektet e gazit, ndërsa nëna përpiqet ta mbajë pranë dhe ta qetësojë mes kaosit të krijuar gjatë ndërhyrjes së policisë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI