Flash

Berisha ‘shpërthen’ ndaj Ballës: Je “bundrra”, bën pazaret e Suel Çelës

Lapsi.al 23 July 2026

Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Kuvendit sulmoi ashpër socialistin Taulant Balla. Berisha e akuzoi Ballën se bën pazaret e të kërkuarit nga drejtësia, Suel Çela. 

“Parafolësi (Balla) është përfaqësuesi më i shëmtuar i krimit. Ai është njeriu që ka liruar dy terroristë që vendosën tritolin në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës. Parafolësi është negociatori i pazarit të votave dhe personazhi i dokumentit të asaj që u quajt ‘bundra’, por që personazhi i vërtetë ‘bundra’ është parafolësi. Pse thua ti zotëri? Shko në gjyq dhe bëj avokatin e tij. Të lexoj pazaret që bën ky për makinat e Suel Çelës. Ata që janë atje kërkojnë fundin e parlamentit, pasi përfaqësoni bandat dhe krimin dhe jo qytetarët.”, tha ai.

 

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI