Flash

FOTO&VIDEO/ Protesta para Kuvendit mes tensioneve, të lënduarve dhe përplasjeve

Lapsi.al 23 July 2026

Protesta qytetare para Kuvendit, ndërsa nisi seanca parlamentare u shoqërua me tensione, përplasje dhe ndërhyrje të policisë, duke prodhuar pamje që u transmetuan edhe nga Associated Press, agjencia më e madhe e lajmeve në botë, e cila ndoqi zhvillimet drejtpërdrejt edhe në kanalin e saj në YouTube.

Demonstrata, ku morën pjesë qytetarë të moshave të ndryshme, nisi përballë Parlamentit, por situata u përshkallëzua kur një pjesë e protestuesve tentuan të çanin kordonin e sigurisë dhe të kalonin gardhin metalik.

Policia reagoi me mjete irrituese dhe mjete ujore për shpërndarjen e turmës, ndërsa nga përplasjet u raportuan protestues të lënduar, mes tyre një vajzë me dëmtime në fytyrë dhe një i ri që u transportua me ambulancë i mbuluar në gjak.

Disa persona të tjerë kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të efekteve të gazit dhe sprajit irritues, ndërsa pati raportime edhe për efektivë policie të lënduar.

Tensionet nuk mbetën vetëm përpara Kuvendit. Protestuesit u përpoqën të bllokonin qarkullimin në bulevardin “Zhan d’Ark” dhe në “Rrugën e Elbasanit”, duke nxjerrë në rrugë kosha mbeturinash, duke u bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të fiknin makinat dhe t’u bashkoheshin protestës. 

Pas denoncimit për disa protestues me plagë në lëkurë, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari deklaroi në Kuvend se Policia e Shtetit përdori lëndë irrituese të certifikuara, konkretisht sistemet RSG8 TW1000 Professional dhe VESK RSG 8000 Special, të cilat sipas tij përdoren edhe nga forcat policore në vendet e Bashkimit Europian dhe në Shtetet e Bashkuara. 

Pamjet e mëposhtme tregojnë dinamikën e asaj që ndodhi sot përpara Parlamentit, nga momentet e para të protestës deri te përplasjet mes protestuesve dhe policisë, ndërhyrja e forcave të rendit dhe transportimi i të lënduarve nga ekipet e emergjencës.

Të këshilluara

Anketa e “Monitor”, nga kapja e shtetit te korrupsioni, arsyet pse po protestohet

Rezultatet e anketës që “Monitor” ka organizuar për lexuesit e saj lidhur me argumentet pse prej javësh qytetarët po protestojnë. Nga kapja e shtetit te korrupsioni, janë të shumta arsyet që çojnë në një mbështetje masive prej 90% të protestave. Pritshmëritë e të anketuarve shkojnë deri te ndryshimi i Kodit Zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe krijimi i një force të re politike që mund të lindë nga vetë protesta. Edhe pse anketa nuk është në asnjë rast përfaqësuese për të gjithë popullsinë, ajo përcjell një zë të një audience të arsimuar, profesionale dhe të angazhuar me zhvillimet e vendit.

14:06 Ornela Liperi

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI