Flash

ANALIZA/ Andi Bushati për reagimin e Ramës ndaj falamingove: “Një prerje në besë e Shqipërisë së re”

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

Andi Bushati 24 July 2026

Në një përpjekje të gjatë për të treguar se e ka përthithur thelbin e “flamingove të bulevardit”, Edi Rama e ka humbur krejtësisht shënjestrën. Teza kryesore e paktit të tij të besës me qytetarët ka qenë se duhet ta ndryshojë katërcipërisht qeverisjen dhe PS-në pasi përgjatë tre mandateve Rilindja na ka dhuruar një Shqipëri aq të transformuar, sa bashkë me të ka revolucionrizur edhe pritshmëritë e publikut. Njerëzit falë nesh nuk mendojnë më të keqen më të vogël, por kërkojnë: “ka dhe më mirë”. Ne e futëm vendin në “epokën e pritshmërive”, tha pak a shumë ai, duke shpallur se protesta gati dy mujore mbylli një periudhë dhe hapi një tjetër.   

Për të argumentur idenë e tij se “sukseset” e udhëheqjes së tij e kanë ngritur stekën e kërkesave, ai bëri një enumercion të gjatë të transformimeve të qeverisjes 13 vjeçare: reformën në drejtësi që po dënon zyrtarë të lartë; varrosjen e kohës së radhave në sportele për çertifikata; rikthimin e dritave që dikur as nuk paguheshin dhe ndryshimin e qëndrave të qyteteve. Po ta dëgjoje, të dukej sikur po përjetoje një “deja vue” të Sali Berishës, në fund të pushtetit, në 2013. Edhe ai fliste për 12 mijë KM rrugë, bashkimin e kombit përmes një autostrade, ruajtjen e financave në sfondin e një krize ekonomike globale, heqjen e vizve dhe anëtrësimin në NATO. Por pavarësisht nga këto, me plot “1 miljonë shuplaka”, votuesit i thanë mjaftë më. Sepse kur është boll, është boll. 

Në këtë pikë ka mbërritur edhe Rama sot, njërëzit janë të ngopur, të lodhur, të neveritur me këtë autokrat të plakur. 

Kjo duket më së miri në slloganet më pikante të protestës: “Ju erdhi fundi”, “Rama jepe dorëheqjeeeeeen” dhe kërkesën për një “Shqipëri të re”.

Por, kjo ligjësi, sa e natyrës po aq e politikës, për të qenë në kërkim të së resë, nuk është fabula që sot po rënon Edi Ramën. Ai ose nuk ka kuptuar asgjë, ose thjesht manipulon me thelbin e mesazhit të atyre mbi 100 mijë njerëzve, që u derdhën në bulevard dhe e qindra mijra të tjerëve që i mbështetën nga larg. Ata nuk janë thjeshtë të velur nga stanjacioni, të ngopur nga arritjet, të mërzitur nga ritmet jo aq të larta të zhvillimit. Jo, jo dhe jo! 

Thelbi i këtij revolucioni është krejt i ndryshëm. Në vend që të vidhet më pak, ata kërkojnë përmbysjen e një modeli ekonomik. Në vend të reflektimit hipokrit, ata kërkojnë një qeverisje që mos i ndajë pasuritë kombëtare në 4-5 duar. Në vend të shifrave të sukseseve, ata kërkojnë më shumë shance të barabarta. Në vend të një pushteti të personalizuar, ata kërkojnë më shumë liri në vendimarrje. Në vend të hosanave për një lider global, që herë shitet si kandidat për kryesimin e Natos, herë si negociator për të pajtuar Turqinë me Greqinë, e herë si një akrobat që na futi në Bordin e Paqes, duan një administrator të përunjur e me fytyrë njerëzore, pa çarter privat e pa vera 33 mijë euroshe.

Ata kërkojnë një sistem të ndershëm konkurimi politik, pa kryetarë partish që vendosin gjithçka, pa vende pune që i përcaktojnë patronazhistët, pa bashibozukë që kërcënojnë arsimtarët: “Po s’na votuat ne mos u paraqisni të hënën në punë”.   

Ata kërkojnë një ashansor social, ku karierrat ti vendosë suksesi dhe shkollimi dhe jo modelet e promovuara nga krimi si Sara Mile e Zeqineja. 

Kjo është ëndrra për Shqipërinë e re. Ajo e një modeli katërcipërisht të kundërt, nga ai që Edi Rama ka aplikuar gjatë kësaj dekade. Në thelb ajo është një lëvizje armiqësore me trashigiminë e Ramës. Prandaj të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë.

LAPSI.AL 

 

Të këshilluara

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

ide

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI