Flash

Rama: Bulevardi i Flamingove na sfidoi

Lapsi.al 24 July 2026

Edi Rama ka folur sot për protestën, gjatë mbledhje së Grupit të PS dhe kabinetit.

“Sot dua t’u flas për çfarë pamë dhe dëgjuam gjatë muajit qershor, ku bulevardi  u mbush nga të gjitha kategoritë dhe moshat dhe kur një shpend i rrallë u bë simbol… 

Kam sjellë sot me vete dhe dy dokumente, që mishërojnë reflektimin tim përpara pasqyrës së bulevardit të flamingove dhe janë të hapura për t’u lexuar, analizuar dhe ndryshuar në mënyrë që ta përmbushi sa më mirë qëllimin. I pari është dokumenti strategjik për kthesën që duhet të bëjë mandati i katërt. I dyti një aneks për mënyrën si PS duhet ta mbështesë kthesën e mandatit të katërt”, tha Rama në nisje të fjalës së tij.

“Secili prej nesh e ka menduar qoftë dhe një herë atë fjalë të keqe kur i ka ardhur shpirti në majë të hundës në marrëdhënie të punës me popullin… ka menduar se janë mosmirënjohës.

Dua që tua them unë që në fillim drejt e në sy atyre që protestuan ndaj kryetarit të bashkisë, që dolën në bulevard gjatë qershorit dhe atyre që kanë protestuar në heshtje, vetëm apo me të tjerë, në Shqipëri dhe jashtë, jo vetëm gjatë qershorit por pas zgjedhjeve… ju nuk jeni mosmirënjohës por matës i ri i standardeve tona.

Këtu po ndaj pak dhe ata që ishin votues, mbështetës, anëtarë të PS, ata që ishin punonjës të shtetit dhe pasdite dilnin në bulevard. Ata që votuan për ne dolën dhe u bashkuan me të tjetër edhe kur protesta dertohej kundër meje, sepse forca e saj përthithëse ishte më inponuese se figura ime. Ata të administratës dolën sepse Shqipëria e re që ne kemi ndërtuar nuk jeton me hijen e së vjetrës kur njerëzit flakeshin nga puna me farë e fis…

Ata u mblodhën aq të shumtë aty kur sorrat dhe korbat nuk e kishin nxjerrë ende kokën, sepse i çoi një nevojë e thellë, për të përcjellë një mesazh më të fortë sesa përkatësia e një partie”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI