Flash

AMF publikon raportin 6-mujor: SIGAL dëmshpërbleu 13.8 milionë euro për mbi 10 mijë raste

Lapsi.al 24 July 2026

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikoi raportin 6-mujor për industrinë e sigurimeve në vend.

Sipas këtij raporti zyrtar, SIGAL Insurance Group dëmshpërbleu më shumë se sa 1/4-n e totalit të pagesave të industrisë së sigurimeve në vend, ku operojnë gjithsej 10 kompani në të dy segmentet, jetë dhe jo-jetë.

Në sigurimet e jetës dhe jo-jetës, SIGAL INSURANCE GROUP regjistroi 10,720 raste dëmshpërblimesh, me një vlerë pagesash total prej afërsisht 13.8 milionë euro. Kjo shumë përbën 26.89% të dëmshpërblimeve totale të industrisë së sigurimeve në vend.

Sigurimet e jo-jetës

SIGAL Insurance Group mbajti peshën kryesore në pagesën e dëmshpërblimeve në segmentin e sigurimeve të jo-jetës, duke realizuar 27.81% të totalit të dëmshpërblimeve të paguara nga e gjithë industria. Gjatë periudhës së raportuar, kompania dëmshpërbleu 10,655 raste, me një vlerë totale prej 1,237,653,000 lekësh.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shuma e dëmshpërblimeve të paguara nga SIGAL Insurance Group në sigurimet e jo-jetës u rrit me 45.39%.

Në total, industria e sigurimeve pagoi 4,449,666,000 lekë dëmshpërblime në segmentin e sigurimeve të jo-jetës, segment në të cilin operojnë tetë kompani sigurimi.

Sigurimet e jetës

Në segmentin e sigurimeve të jetës, SIGAL Insurance Group pagoi 25.02% të totalit të dëmshpërblimeve të industrisë. Gjatë periudhës së raportuar, kompania dëmshpërbleu 64 raste, me një vlerë totale prej 47,617,000 lekësh.

Në total, industria e sigurimeve pagoi 190,334,000 lekë dëmshpërblime në segmentin e sigurimeve të jetës, ku operojnë gjashtë kompani. Mbi një të katërtën e kësaj vlere u pagua nga SIGAL Insurance Group.

Kompania dhe tregu

4,779,879,000 lekë dëmshpërbleu industria e sigurimeve, në segmentet jetë dhe jojetë të marra së bashku (16.75% më tepër se e njëjta periudhë e një viti më parë), nga të cilat, 1,285,270,000 lekë u dëmshpërblyen vetëm nga kompania SIGAL. Më shumë se sa 1/4 e dëmeve të paguara në një industri me 10 operatorë. SIGAL dëmshpërbleu 26.89% të totalit të dëmeve, që industria e sigurimeve u pagoi klientëve të vetë në 6-mujorin e parë të këtij viti.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI