Flash

Foshnja 7-muajshe humbi jetën rrugës për në spital, nën hetim dy mjekët pediatër në Gjirokastër

Lapsi.al 24 July 2026

Një foshnjë 7-muajshe ka humbur jetën më 21 korrik, gjatë transportimit me urgjencë drejt Spitalit Rajonal "Omer Nishani" në Gjirokastër. Pas ngjarjes, Prokuroria ka nisur procedim penal ndaj dy mjekëve pediatër, të dyshuar për neglizhencë në trajtimin mjekësor të saj.

Sipas burimeve nga Policia e Gjirokastrës, nën hetim janë mjekët pediatër M.K. dhe E.K., pasi dyshohet se në dy raste gjatë muajit korrik nuk i kanë ofruar foshnjës trajtimin e duhur mjekësor. Materialet procedurale janë referuar në Prokurori, e cila po heton rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësinë e mundshme të dy mjekëve për veprën penale të neglizhencës në trajtimin mjekësor.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI