Flash

Dyshohen si të ardhura nga trafiku i drogës, Arbër Muçës i konfiskohen 1.8 milionë euro pasuri

Lapsi.al 24 July 2026

Gjykata e Fierit ka konfiskuar pasuri me vlerë rreth 1.8 milionë euro të shtetasit Arbër Muça, pasi prokuroria konstatoi se ato nuk justifikoheshin me burime të ligjshme. Sipas Prokurorisë së Fierit, analiza financiare zbuloi një disproporcion të konsiderueshëm mes pasurisë së krijuar nga Arbër Muça dhe të ardhurave të ligjshme të provuara.

Hetimi evidentoi gjithashtu se një pjesë e pasurive, megjithëse figuronin në emër të personave të tjerë, dyshohet se kontrolloheshin dhe administroheshin në mënyrë faktike prej tij, me qëllim fshehjen e pronarit real dhe origjinës së fondeve. Me vendim gjykate, në pronësi të shtetit kaluan disa pasuri të paluajtshme në Fier dhe Tiranë, përfshirë truall, apartamente, ambiente biznesi dhe vendparkime. Po ashtu u konfiskuan 12 automjete, mes tyre një Lamborghini Urus, një Mercedes-Benz G63 AMG, Audi RS Q8, Audi S8, Audi Q7, dy BMW X5, si dhe mjete të tjera.

Vendimi përfshin edhe konfiskimin e disa llogarive bankare në euro dhe lekë, me dhjetëra mijëra euro dhe miliona lekë të bllokuara. Ndërkohë, hetimet vijojnë për veprën penale të "Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", pasi Prokuroria bën me dije se janë evidentuar edhe pasuri të tjera me vlerë të konsiderueshme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI