Flash

SHBA vendos tarifa deri në 12.5% për 60 partnerë tregtarë, mes tyre Bashkimi Europian dhe Kina

Lapsi.al 24 July 2026

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre tregtarë, duke i akuzuar se nuk kanë marrë masa të mjaftueshme për të bllokuar importin e mallrave të prodhuara me punë të detyruar. Administrata e presidentit Donald Trump njoftoi se tarifat, që variojnë nga 10% deri në 12.5%, hynë në fuqi më 24 korrik dhe prekin ekonomi të mëdha si Bashkimi Evropian, Kina, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Japonia dhe India.

Sipas Uashingtonit, vendet që kanë zbatuar ndalimet ndaj produkteve të prodhuara me punë të detyruar do t'i nënshtrohen një tarife 10%, ndërsa pjesa tjetër do të paguajë 12.5%. Masat mbështeten në Seksionin 301 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974. Ky është hapi më i fundit në luftën tregtare të administratës Trump, e cila vazhdon politikën tarifore edhe pas vendimit të Gjykatës Supreme që rrëzoi një pjesë të masave të mëparshme.

Vendimi ka shkaktuar reagime të menjëhershme. Brazili e cilësoi masën "arbitrare" dhe paralajmëroi kundërmasa, ndërsa Japonia dhe Australia shprehën kundërshtimin e tyre, duke kërkuar zgjidhje përmes dialogut.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI