Flash

TV francez "C News": Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Televizioni francez me prirje te djathta, pronë e miliarderit Vincent Bolloré i ka kushtuar një reportazh protestave në Shqipëri. «Revolucioni i flamingove rozë» është shndërruar në një mobilizim të qëndrueshëm. Si ka mundur të zgjasë kaq shumë dhe deri ku mund të shkojë më tej? Pyet gazetari Romain Gerand

16:52

172 mijë euro të padeklaruara, Shpend Ahmeti: Ishin ndihmë nga familja...

Lapsi.al 23 July 2026

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë se mbi 172 mijë eurot që akuzohet se nuk i ka deklaruar nuk kanë origjinë të paligjshme, por ishin ndihmë financiare nga familja. Ahmeti, i cili po përballet me akuzën për mosdeklarim të pasurisë, tha se paratë ishin dhënë nga familjarët për të përballuar shpenzimet, pasi bashkëshortja e tij në atë periudhë ishte e papunë. Ai shtoi se nuk i kishte deklaruar, pasi nuk kishte menduar se ishte detyrim ligjor, por i kishte depozituar në bankë për transparencë.

“Në rastin më të keq për mua është gabim teknik”, deklaroi Ahmeti, duke theksuar se nuk ka pasur asnjëherë qëllim të fshehjes së pasurisë. Ai tha gjithashtu se gjatë viteve 2018-2022 ishte përzgjedhur disa herë për kontroll nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit dhe se nuk kishte marrë asnjë vërejtje apo kërkesë për korrigjimin e deklarimeve të pasurisë.

 Në anën tjetër, prokurori special Dren Paca kërkoi që Ahmeti të shpallet fajtor dhe të dënohet me 18 muaj burg, 5 mijë euro gjobë, si dhe t’i konfiskohet shuma prej 172 mijë e 600 eurosh ose pasuri me vlerë të barasvlefshme. Sipas Prokurorisë, Ahmeti nuk ka deklaruar 118 mijë e 200 euro të depozituara në llogarinë e tij personale, si dhe 54 mijë e 400 euro të depozituara në llogaritë bankare të nënës së tij. Në total, shuma e mjeteve të padeklaruara arrin në 172 mijë e 600 euro.

Mbrojtja kundërshtoi aktakuzën, duke argumentuar se paratë nuk kanë origjinë kriminale, nuk ka pasur asnjë tentativë për fshehjen e tyre dhe se, në rastin më të keq, veprimet e Ahmetit mund të konsiderohen kundërvajtje dhe jo vepër penale.

Shpend Ahmeti është deklaruar i pafajshëm. Aktakuza ndaj tij u ngrit më 23 dhjetor 2025 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Sipas prokurorisë, gjatë kohës që drejtonte Komunën e Prishtinës, nga viti 2018 deri në vitin 2022, Ahmeti kishte detyrimin ligjor të deklaronte në mënyrë të plotë dhe të saktë pasurinë, të ardhurat, dhuratat, përfitimet pasurore dhe detyrimet financiare.

Prokuroria pretendon se, gjatë dorëzimit të deklaratave vjetore pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, ai ka paraqitur të dhëna të pasakta, duke mos përfshirë të gjitha të ardhurat që kishte detyrim t'i raportonte. Sipas aktakuzës, Ahmeti nuk ka deklaruar depozita në para të gatshme në vlerën totale prej 118 mijë e 200 eurosh, të cilat i kishte kryer personalisht në llogarinë e tij bankare, si drejtpërdrejt, ashtu edhe përmes bankomatëve.

Gjithashtu, prokuroria pretendon se ai nuk ka raportuar edhe 54 mijë e 400 euro të depozituara në llogaritë bankare të nënës së tij, me inicialet L.A. Në total, shuma e mjeteve që sipas aktakuzës nuk janë deklaruar arrin në 172 mijë e 600 euro. Për këto veprime, Ahmeti akuzohet për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, sipas nenit 430/2 në lidhje me nenin 77 të Kodit Penal të Kosovës.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI