Flash

Pushonte buzë liqenit të Pogradecit, i moshuari humb jetën

Lapsi.al 23 July 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit. Një i moshuar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar infarkt teksa pushonte buzë liqenit, teksa ishte duke pushuar.

Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhej në një nga stacionet e plazhit kur është ndjerë keq. Menjëherë kanë ndërhyrë mjekët e pranishëm në plazh për t’i dhënë ndihmën e parë, duke u përpjekur ta rikthenin në jetë. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

 
Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një infarkt kardiak.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI