Flash

Mes kaosit në Kuvend, PS miraton financimin 4.3 milionë euro për Kanye West

Lapsi.al 23 July 2026

Pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit dhe penguan vijimin normal të seancës, mazhoranca vendosi të kalojë në proces votimi. Me kërkesë të Partisë Socialiste, projektaktet u hodhën në votim, ndërsa deputetët e opozitës vijuan të qëndronin pranë foltores në shenjë proteste.

Vetëm me votat e mazhorancës u miratuan rezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së SPAK-ut dhe gjashtë institucioneve të tjera kushtetuese e të pavarura. Po ashtu, Kuvendi miratoi edhe aktin normativ për ndryshimet në buxhetin e shtetit për vitin 2026, si dhe aktin normativ që parashikon financimin e pjesshëm të aktivitetit kulturor-turistik ndërkombëtar, përmes të cilit qeveria akordoi 4.3 milionë euro për organizimin e koncertit të reperit amerikan Kanye West në Tiranë.

Rezultatet e votimeve:

Projektrezoluta për veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor – 84 vota pro, 1 abstenim, 2 kundër.
Projektrezoluta për veprimtarinë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë – 83 pro, 1 abstenim, 3 kundër.
Projektrezoluta për veprimtarinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit – 82 pro, 1 abstenim, asnjë kundër.
Projektrezoluta për veprimtarinë e Prokurorisë së Përgjithshme – 83 pro, 1 abstenim, asnjë kundër.
Projektrezoluta për veprimtarinë e SPAK-ut – 83 pro, 1 abstenim, 1 kundër.
Projektrezoluta për veprimtarinë e Avokatit të Popullit – 83 pro, asnjë abstenim, asnjë kundër.
Projektrezoluta për veprimtarinë e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – 81 pro, 1 abstenim, 3 kundër.
Akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2026 – 82 pro, asnjë abstenim, 3 kundër.
Akti normativ për financimin e pjesshëm të aktivitetit kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare – 80 pro, asnjë abstenim, 6 kundër.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI