Flash

Rama sulmon protestuesit: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba

Lapsi.al 23 July 2026

Edi Rama sulmoi protestuesit, duke i cilësuar si “bulevardin e sorrave dhe korbave”.

Nisur nga përgatitja e fjalimit të tij nga zyra përballë sheshit të protestës, që do e mbajë nesër në mbledhjen e grupit të PS, ai ndau një video-mesazh në Facebook me sfondin e thirrjes së mijëra qytetarëve për dorëheqjen e tij.


Kryeministri gjithashtu ka kënduar edhe refrenin e protestës: “Rama jepe dorëheqjen”, teksa në sfond ka edhe ekranin e kompjuterit të tij, ku dallon një pjesë e fjalimit, me nëntekst për ata votues të PS që i kanë dalë kundër.

“Përshëndetje, nuk e di a dëgjoni, kjo është kënga ime e preferuar. Jam duke shkruar fjalën për nesër, në mbledhjen e grupit Parlamentar dhe Qeverisë dhe desha të ndajë me ju këtë moment sepse është një kor që më ezalton; ‘Rama jepe dorëheqjen”. Shihemi nesër paradite, nuk e di orën e saktë, mbledhja fillon në 9.30, por ishte kënaqësi që të ndaja me të gjithë reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingove. Ai që ishte, se ky që ka mbetur është i sorrave dhe korbave”, thotë kryeministri në videomesazh.

Kurse në tekst karshi postimit ai nënvizon se:

“Mirmroma ka Tirona e kontradiktave. Zhurm, zhurm, shumë shumë zhurmë. Përgatitje me audio live nga bulevardi. Kush ka interes nesër paradite do jem me ju”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI