Flash

Mabco: Vendimi i Gjykatës së Lartë nuk ndikon në administrimin e Aeroportit të Vlorës

Lapsi.al 23 July 2026

Pas raportimeve të publikuara këtë të enjte në disa media, sipas të cilave Gjykata e Lartë kishte “rrëzuar” Behgjet Pacollin dhe se administrimi i Aeroportit të Vlorës mbetej në duart e Valon Ademit, kompania Mabco Constructions S.A. ka reaguar me një deklaratë zyrtare, duke i cilësuar këto interpretime të pasakta dhe manipuluese. 

Sipas kompanisë, vendimi i Gjykatës së Lartë nuk lidhet me kontrollin e shoqërisë koncesionare apo me të drejtën e saj si aksionere me 98% të kapitalit, por vetëm me një rekurs procedural për një masë sigurimi të vendosur në fund të vitit 2025, e cila ndërkohë është tejkaluar nga vendime të mëvonshme gjyqësore.

Deklaratë e Mabco Constructions S.A.

Në lidhje me informacionet e shpërndara sot në disa media, ku pretendohet se “Gjykata e Lartë ka rrëzuar Behgjet Pacollin” dhe se “Aeroporti i Vlorës mbetet nën administrimin e Valon Ademit”, dëshirojmë të bëjmë sqarimet e mëposhtme:
Vendimi i sotëm i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, datë 23 korrik 2026, ka të bëjë me një kërkesë për masë sigurimi të vjetër, të paraqitur në dhjetor 2025, që lidhej me emërimin e administratorit dhe pezullimin e disa kompetencave të tij.
Lidhur me këtë kërkesë, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e kishte pranuar pjesërisht masën e sigurimit, duke vendosur vetëm kufizime të caktuara ndaj administratorit (ndalimin e transferimit të pagesave dhe pasurive në favor të “2A Group” sh.p.k., si dhe të lëshimit të certifikatës së aftësisë paguese për dividendë). Kundër këtij vendimi, shoqëria “Mabco Constructions” S.A. nuk ushtroi ankim. Më pas, me vendimin e datës 02.04.2026, Gjykata e Apelit e prishi atë vendim.
Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë lidhet vetëm me refuzimin e rekursit që synonte lënien në fuqi të atyre kufizimeve të kufizuara ndaj administratorit. Kolegji Civil nuk është shprehur mbi themelin e mosmarrëveshjes apo ligjshmërinë e vendimeve të kontestuara, por është kufizuar vetëm në vlerësimin procedural të rekursit, duke vendosur mospranimin e tij.
Ky vendim nuk ka të bëjë me çështjet kryesore që janë në shqyrtim dhe nuk ndikon në proceset e tjera gjyqësore që janë zhvilluar më pas.
Në mënyrë të veçantë:
•  Vendimi i sotëm nuk prek vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 26 maj 2026, i cili rivendosi të drejtën e votës së Mabco Constructions S.A. si ortak me 98% të kapitalit.
•  Ai nuk prek vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të datës 06 korrik 2026, me të cilin u zëvendësua masa e sigurimit dhe u rivendos funksionimi normal i organeve drejtuese të shoqërisë, duke rivendosur pushtetin e ortakut me 98%.
Pretendimet se me këtë vendim “aeroporti mbetet nën administrimin e Valon Ademit” janë të pasakta dhe manipuluese. Ato synojnë të krijojnë një përshtypje të rreme për opinionin publik, duke anashkaluar faktin se bëhet fjalë për një proces të vjetër, i cili i përket periudhës përpara se Gjykata e Lartë të rivendoste të drejtat e Mabco-s për të vendosur në Asamblenë e Përgjithshme të VIA-s.
Mabco Constructions S.A. mbetet ortaku me 98% të kapitalit të shoqërisë koncesionare dhe do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e saj me të gjitha mjetet ligjore, si para gjykatave shqiptare ashtu edhe në nivel ndërkombëtar.
Çdo përpjekje për të paraqitur këtë vendim si një “fitore” mbi të drejtat e investitorit shumicë është e papranueshme dhe e dëmshme për transparencën e informimit publik.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI