Flash

BIRN: Kushtetuesja ia pasoi Gjykatës së Lartë masën e arrestit të Erion Veliajt

Me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese riktheu në Gjykatën e Lartë masën e arrestit ndaj Veliajt, duke kërkuar arsyetim lidhur me proporcionalitetin e saj si dhe mundësinë e cenimit të dinjitetit përmes qëndrimit në kafazin e xhamtë.

Lapsi.al 27 May 2026
BIRN: Kushtetuesja ia pasoi Gjykatës së Lartë masën e
Erion Veliaj në Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese vendosi të hënën që ta rikthejë çështjen e masës së sigurisë së kryebashkiakut Erion Veliaj në Gjykatë të Lartë, duke kërkuar arsyetimin e proporcionalitetit të masës së arrestit me burg në raport me statusin e tij si person i zgjedhur si dhe të pretendimit mbi cënimin e dinjitetit dhe prezumimit të pafajësisë.

Veliaj kërkoi shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të dy vendimeve të Gjykatës së Posaçme, marrë në datat 9 shkurt dhe 12 shkurt të vitit të kaluar, atë të Apelit të Posaçëm të datës 13 mars 2025, si dhe të vendimit të 8 korrikut 2025 të Gjykatës së Lartë për rrëzimin e rekursit të tij.

Gjykata Kushtetuese bëri me dije të hënën se e shqyrtoi çështjen në themel vetëm në drejtim të pretendimeve për aspektin procedural dhe atë substancial të caktimit të masës së sigurimit “arresti në burg” ndaj Veliajt.

Me shumicë votash, trupa e Gjykatës Kushtetuese pranoi dy prej pretendimeve të Veliajt.

Është gjetur i bazuar pretendimi që ka të bëjë me proporcionalitetin e masës së sigurimit, të lidhur me të drejtën si person i zgjedhur. Sipas Gjykatës Kushtetuese, në këtë rast, pretendimi është gjetur i bazuar vetëm në drejtim të faktit se, Gjykata e Lartë nuk i ka dhënë përgjigje të arsyetuar këtij pretendimi të ngritur në rekurs nga ana e Veliajt. Sipas shumicës, Gjykata e Lartë duhet të arsyetojë se si mund të ndikojë masa në të drejtat kushtetuese si i zgjedhur, si dhe nëse është proporcionale me funksionin e tij si kryebashkiak.

Po ashtu, është pranuar pretendimi i Veliajt për mungesën e arsyetimit nga Gjykata e Lartë lidhur me qëndrimin në kafazin e xhamtë, që sipas tij ka sjellë cënim të dinjitetit dhe prezumimit të pafajësisë.

Gjatë komunikimit të vendimit, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji shpjegoi ndër të tjera se, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, GJEDNJ, në disa raste ka gjetur cënim për shkak të qëndrimit në kabinat e xhamit. Ajo vërejti se duhet të arsyetohet nga ana e Gjykatës së Lartë se përse është e nevojshme që i pandehuri të qëndrojë në kabinë xhami.

Ndërkohë, janë rrëzuar pretendimet e tjera të Veliajt për cenimin e së drejtës së mbrojtjes si dhe të cënimit të lirisë personale në drejtim të dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova.

Lidhur me pretendimin për mosrëndimin e pozitës në marrjen e provave të reja në Gjykatën e Posaçme të Apelit, të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme, nuk është arritur numri prej pesë votash në vendimarrje, nga për rrjedhojë është konsideruar i rrëzuar pretendimi i Veliajt.

Në përfundim, Gjykata Kushtetuese me shumicë votash ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesës së Veliajt duke shfuqizuar vendimarrjen e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe e dërgoi çështjen për rishqyrtim, po në shkallën e tretë të gjyqësorit.

Më 25 shtator 2025, Veliaj arriti të fitonte në Gjykatën Kushtetuese betejën për shkarkimin e tij, pas një procedure të iniciuar nga kryeministri Edi Rama.

Veliaj ndodhet në qeli prej 10 shkurtit 2025, kur u arrestua nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave përmes një skeme që përfshin edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Sipas SPAK, Veliaj dhe Xoxa kanë përfituar rreth 1 milionë euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për stilin e jetesës dhe blerje luksoze në internet. Veliaj i ka mohuar akuzat dhe ka nisur një betejë gjyqësore kundër prokurorit të tij, Ols Dado në Gjykatën Administrative

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI