Flash

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

Lapsi.al 31 August 2026

Nga kjo e hënë, 31 gusht, në Greqi ka hyrë në fuqi një nismë kombëtare për uljen e çmimeve të produkteve bazë të konsumit. Më shumë se 1,740 kode produktesh janë përfshirë deri tani në skemë, me një ulje mesatare që arrin në 9.5%. Nisma e qeverisë greke u arrit pas negociatave me mbi 100 kompani furnizuese, 12 rrjete supermarketesh dhe tre zinxhirë të lodrave dhe artikujve shkollorë dhe do të zgjasë deri në fund të dhjetorit 2026.

Në listë janë 875 produkte të markave të njohura, ku ulja fillestare mesatare prej 6.6% arrin afërsisht në 9% pas kontributit të supermarketeve, ndërsa për produkte të veçanta zbritjet shkojnë nga 5% deri në 44%.

Janë përfshirë gjithashtu 405 artikuj shkollorë me ulje mesatare 12%, 360 produkte të markave private me ulje 8% dhe 100 kode mishi me reduktim mesatar rreth 7.5%.

Qeveria greke e ka shmangur vendosjen e një çmimi tavan për të përcaktuar se sa duhet të kushtojë buka, qumështi apo mishi, duke shmangur konfliktin me biznesin. Në vend të kësaj ka bërë diçka shumë më praktike: ka negociuar me prodhuesit, furnitorët dhe supermarketet dhe ka ndërtuar një skemë vullnetare, por të organizuar, ku kompanitë marrin përsipër ulje konkrete për produkte konkrete dhe për një periudhë të përcaktuar.

Ministri grek i Zhvillimit, Takis Theodorikakos duke folur për mediat greke e përshkroi masën si një ndërhyrje të drejtpërdrejtë për të lehtësuar familjet.

“Nisma kombëtare për të ulur çmimet e produkteve bazë të konsumit të përditshëm dhe furnizimeve shkollore u jep një frymëmarrje familjeve dhe qytetarëve që po sprovohen nga kostoja e lartë e jetesës”, tha ai, duke shtuar se bëhet fjalë për “1,740 produkte me një ulje mesatare çmimesh prej 9.5%”.

Produktet që janë pjesë e kësaj liste çmimesh të kontrolluara do të kenë shenjë të posaçme në raft, ndërsa përmes platformës shtetërore në internet “PosoKanei” konsumatori mund të shohë çmimet, përqindjen e uljes, kompaninë dhe supermarketin ku aplikohet. Synimi është që ulja të jetë e matshme dhe e kontrollueshme.

Çfarë po ndodh në Shqipëri me çmimet

Prej disa javësh, mediat që kanë në fokus ekonominë raportojnë bazuar në të dhënat e Eurostat se çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Shqipëri janë në rritje të vazhdueshme. Në korrik këto u rritën me 3.2% krahasuar me një vit më parë. Në Bashkimin Europian, rritja ishte vetëm 0.6%. Thënë ndryshe, ushqimet në Shqipëri po shtrenjtohen me një ritëm pesë herë më të lartë se mesatarja europiane.

Edhe krahasimi me shtetet e rajonit, e nxjerr qytetarin e Shqipërisë me një barrë të konsiderueshme mbi supe. Në korrik, Shqipëria kishte rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve në Ballkanin Perëndimor. Kosova regjistroi 2.7%, Mali i Zi 2.3%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut çmimet ishin 0.3% më të ulëta se një vit më parë dhe në Serbi 5.6% më të ulëta.

Pesha e çmimeve shtohet po të bësh krahasimin me të ardhurat. Të dhënat e Eurostat-it tregojnë se në vitin 2025 niveli i çmimeve të ushqimeve në Shqipëri arriti në 102.9% të mesatares së Bashkimit Europian. Praktikisht, një shportë me ushqime që kushton 100 euro mesatarisht në Bashkimin Europian, kushton afro 103 euro në Shqipëri.

Por të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë vetëm rreth 43% e mesatares. Pra të ardhurat janë shumë më të ulëta se Europa, ndërsa ushqimet kushtojnë më shumë se mesatarja europiane.

Preteksti i Ramës për të mos ndërhyrë

Pesha e rënduar e çmimeve në xhepat e shqiptarëve është e njohur nga qeveria. Por duhet thënë se sa më shumë të rriten çmimet, aq më shumë taksa paguajmë ne, aq më shuma para ka në arkën e shtetit, aq më shumë para qarkullojnë në duart e qeveritarëve. Jo rastësisht, përgjigjja e kryeministrit Rama për krizën e çmimeve nuk është ndërhyrja, por është thjesht “transparenca”.

Pas mbledhjes me ministrat në Pogradec një javë më parë, kryeministri Edi Rama tha se po punon për një mekanizëm informimi të qytetarëve mbi çmimet e produkteve bazë. A thua se qytetarët nuk i dinë çmimet e ushqimeve që blejnë përditë.

Rama përjashtoi logjikën e ndërhyrjes, me pretekstin se shteti nuk përcakton çmimet në një ekonomi tregu.

“Jetojmë në një sistem ku nuk kemi asnjë praktikë të përcaktimit të çmimeve nga shteti, por kemi një plan për të bërë transparencë për qytetarin lidhur me çmimet e ushqimeve bazë, që do ta prezantojmë kur të jetë i konsoliduar”, u shpreh Rama në një komunikim me qytetarët nga Facebook.

Por nëse është kështu, përse ndodh ndërhyrja në treg në shtetin fqinj? Përse grekët ia dalin t'i vënë nën kontroll çmimet nëpërmjet shtetit të tyre, ndërsa në Shqipëri këtë e ndalon “sistemi”?

Kuptihet se për sa kohë të dyja vendet janë ekonomi tregu, dallimi nuk është sistemi ekonomik ku kemi zgjedhur të jetojmë, por frika.

Në Athinë, qeveria ka frikë se nëse e rëndon qytetarin me çmime të kripura, atëherë do të përballet me pakënaqësinë e shtetasve të saj; do të ndëshkohet me votë ose me protesta në rrugë. Ndërsa në Tiranë, qeveria nuk e vë ujin në zjarr. Se votën e blejnë, ndërsa protestuesin ende e shohin të dobët, si një forcë që mund ta përçajnë, ta kompromentojnë me para apo ta linçojnë./Lapsi.al

Të këshilluara

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI