Flash

Nga Hollywood-i në rap: Surpriza e papritur e Tom Hardy-t

Lapsi.al 30 August 2026

Tom Hardy ka surprizuar fansat me një tjetër talent të tij të fshehur. Aktori britanik ka publikuar një album rap, duke bashkëpunuar me grupin underground Czarface dhe disa prej emrave të njohur të hip-hopit.

Ylli i “MobLand” ka publikuar të premten albumin “Czarface Meets Frankie Pulitzer”, nën pseudonimin e tij muzikor Frankie Pulitzer. Projekti është realizuar së bashku me 7L & Esoteric dhe Inspectah Deck, anëtar i legjendarëve Wu-Tang Clan.

Lajmi ka habitur fansat, të cilët nuk e prisnin që aktori 48-vjeçar të shfaqej në botën e rap-it.

“Tom Hardy dhe Inspectah Deck në një album bashkë është një fjali që nuk e mendoja se do ta thosha ndonjëherë”, shkroi një fans në X.

Një tjetër reagoi: “Tom Hardy me të vërtetë paska menduar se aktrimi nuk ishte i mjaftueshëm”.

Albumi është plot me referenca nga kinemaja, Marvel, letërsia dhe kultura pop. Në këngë përmenden personazhe si Green Goblin dhe Doctor Doom, si edhe Thor, Shakespeare dhe romani “Misery” i Stephen King. Projekti përfshin gjithashtu bashkëpunime me emra të njohur si Busta Rhymes dhe Method Man.

Në këngën “Raw Forever”, Hardy i referohet personazhit Green Goblin, të interpretuar nga Willem Dafoe, ndërsa në një tjetër këngë, “Grim-Visaged War”, aktori interpreton një monolog nga “Richard III” i Shakespeare-it me një zë që të kujton personazhin e tij Bane në “The Dark Knight Rises”.

Edhe pse publikimi i albumit ka ardhur si surprizë për shumë njerëz, Hardy ka folur prej vitesh për dashurinë e tij ndaj muzikës rap.

Aktori ka treguar se ka nisur të bëjë rap që në moshën 14 ose 15 vjeç dhe se ndër vite kishte regjistruar shumë materiale që nuk ishin publikuar kurrë.

Në një intervistë të vitit 2011, Hardy kishte rrëfyer se prejardhja e tij nga një zonë e rehatshme e klasës së mesme e kishte bërë më të vështirë që muzika e tij të merrej seriozisht.

“Kam regjistruar shumë materiale, por nuk janë publikuar kurrë”, kishte deklaruar ai.

Tom Hardy nuk është i vetmi aktor që ka zgjedhur të eksplorojë një drejtim të pazakontë këtë vit.

Anthony Hopkins, 88 vjeç, publikoi së fundmi albumin klasik “Life is a Dream”, me kompozime të tijat të interpretuara së bashku me Philharmonia Orchestra nën drejtimin e dirigjentit Gustavo Dudamel.

Ndërkohë, Nicole Kidman, 59 vjeç, ka nisur të studiojë për t’u certifikuar si death doula, një profesion që ofron mbështetje emocionale dhe praktike për njerëzit që përballen me fundin e jetës dhe për familjet e tyre.

Kidman tregoi se vendimi u ndikua nga përvoja e saj me të ëmën, Janelle Kidman, e cila ndërroi jetë në shtator të vitit 2024.

Aktorja ka rrëfyer se gjatë ditëve të fundit të jetës së nënës së saj kishte dëshiruar që të ekzistonin profesionistë që mund të qëndronin pranë saj, duke i ofruar ngushëllim dhe kujdes në mënyrë të paanshme.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI