
Skena si në filma ndodhën në Teksas kur dy burra të dyshuar për përfshirje në një rast trafikimi njerëzor i çuan autoritetet në një ndjekje me shpejtësi që tejkalonte 160 kilometra në orë.
Incidenti ndodhi të enjten në zonën e Fayence, me ndjekjen që ndodhi në autostradën ndërshtetërore 10. Një helikopter regjistroi nga ajri itinerarin e dy të dyshuarve.
Ndjekja përfundoi kur automjeti i autorëve u ndal nga një shirit i posaçëm me thumba që ishte vendosur në rrugë. Disa sekonda më vonë, dy burrat braktisën automjetin dhe filluan të vraponin në këmbë, madje duke kaluar autostradën. Njëri u arrestua menjëherë.
Outstanding coordination by Border Patrol, AMO, HSI and Texas DPS. Suspected human smugglers hit 100+ mph and bailed out when their vehicle was disabled. One then carjacked a civilian at gunpoint.
— CBP Commissioner Rodney Scott (@CBPCommissioner) August 27, 2026
Smugglers risk lives for profit. We will keep taking them down. pic.twitter.com/uGEWRNFCBk
I dyshuari i dytë, sipas autoriteteve, dyshohet se, gjatë tentativës së tij për t'u arratisur, i ka rrëmbyer makinën e një civili nën kërcënimin e armës, pranë një stacioni benzine në zonë.
Megjithatë edhe ai u arrestua më vonë dhe autoritetet thanë se të dyshuarit pritet të përballen me akuza që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore dhe shmangien e autoriteteve. ©LAPSI.al