Flash

Pamjet DRAMATIKE/ Rrëshqitja masive e tokës merr përpara qindra persona 

Lapsi.al 26 August 2026

Përmbytjet në Nepal dhe një rrëshqitje toke në Tibet kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha, me qindra të zhdukur, ndërsa ujërat "përpinë" vendbanimet, duke lënë pas rrënoja. Ndërsa orët kalojnë, numri i të vdekurve, të plagosurve dhe të zhdukurve po rritet. 

Të paktën 157 persona kanë humbur jetën dhe numri pritet të rritet ndërsa niveli i ujit të bjerë. Numri i turistëve të zhdukur tani është 579, sipas shifrave të fundit të konfirmuara nga policia e Nepalit. Nga turistët e zhdukur, 466 janë të huaj nga 28 vende të ndryshme. 

113 nga turistët e zhdukur janë nepalezë, 54 nga SHBA-ja dhe 33 nga Britania. 

Ministri i jashtëm i Nepalit tha se vlerësimet fillestare tregonin se shkaku i përmbytjeve ishte një tërmet që shkaktoi një rrëshqitje dheu që bllokoi lumin Bhote Koshi. Megjithatë, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së njoftoi se në zonë u zbulua një dridhje që nuk ishte tërmet, por u shkaktua nga një rrëshqitje dheu. Dridhja u regjistrua si ekuivalente me një tërmet me magnitudë 5.2.

Rrëshqitja e dheut ka të ngjarë të ketë marrë formën e "një orteku akujsh dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë në anën e Nepalit, e cila bllokoi lumin dhe shkaktoi një përmbytje të menjëhershme", - tha për CNN një ekspert nga Qendra Ndërkombëtare për Zhvillim të Integruar Malor në Katmandu."

Shumica e njerëzve mendojnë se përmbytjet e menjëhershme janë të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, por në Nepal dhe Tibet, si në shumë zona të tjera me lartësi të madhe, ato mund të shkaktohen nga zinxhirë kompleksë ngjarjesh", tha për BBC, Liz Stevens, një profesoreshë në Universitetin e Reading.

Do të duhen javë të tëra për të përcaktuar shkakun e saktë të përmbytjes, por një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh beson se një pjesë e madhe e akullnajës u shkëput dhe ra në luginë. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09