Numri i viktimave nga rrëshqitja e tokës në Nepal është rritur në 579 ndërsa 1 924 persona rezultojnë të zhdukur. Qindra turistë dhe pelegrinë të huaj janë midis të zhdukurve. Rrëshqitja vdekjeprurëse e tokës ndodhi në një zonë midis Nepalit dhe Tibetit.
Ekipet e shpëtimit po garojnë me kohën, por teksa vazhdojnë operacionet në përpjekje për të gjetur të mbijetuar, rreziku i përmbytjeve të tjera mbetet.
Good News,
— Woke Eminent (@WokePandemic) August 28, 2026
Dear citizens of world,
All those were praying and worried about what happened to people in the Green House during the catastrophic Nepal Floods
The family and house survived the ordeal. pic.twitter.com/iElo4qXvBL
Një video nga një shtëpi në kufirin Nepalo-Tibetan tregon njerëz të bllokuar në një ballkon ndërsa uji rrëmben me tërbim gjithçka që i del përpara. Pamjet tregojnë shtëpinë që qëndron drejt pas përmbytjes, me shumë përdorues të mediave sociale që komentojnë se kontraktori meriton të përgëzohet.
Ushtria e Nepalit ka mundur të hyjë në një tunel, ku gjeti 350 punëtorë dhe banorë. Tuneli, i cili ishte pjesë e një projekti hidroelektrik, ishte i paarritshëm për shkak të përmbytjeve, por një ekip shpëtimi arriti të hynte në të. Videot tregojnë ekipet e shpëtimit dhe njerëzit e bllokuar duke u zvarritur nëpër baltë. ©LAPSI.al
The Nepali military successfully managed to access a tunnel where they found 350 workers and locals.
— Sky News (@SkyNews) August 28, 2026
A tunnel that was part of a hydropower project had become largely inaccessible following flooding, but a rescue team managed to get in. pic.twitter.com/V2DUxHQ3vQ