Flash

Zbulohet shkaku i vdekjes së Dolly Parton

Lapsi.al 28 August 2026

Dolly Parton po përballej në fshehtësi me kancerin para se të ndahej nga jeta në moshën 80-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesit e saj, të cilët bënë të ditur se ikona e muzikës country ndërroi jetë më 25 gusht në Vanderbilt-Ingram Cancer Center, në Nashville, e rrethuar nga familjarët e saj.

“Pas një beteje të shkurtër dhe të guximshme me kancerin, Dolly u nda nga jeta sot, e rrethuar nga njerëzit e saj të dashur”, thuhej në deklaratën e përfaqësuesve të saj. Megjithatë, ata nuk specifikuan llojin e kancerit nga i cili vuante këngëtarja.

Në deklaratë, familjarët dhe përfaqësuesit e saj e përshkruan Dolly-n si një grua që gjatë gjithë jetës së saj solli “gëzim, të qeshura, shpresë dhe integritet” te njerëzit.

Ata theksuan gjithashtu gjurmën e jashtëzakonshme që ajo la pas, duke përmendur ndër të tjera programin e saj “Imagination Library”, përmes të cilit janë shpërndarë qindra milionë libra për fëmijë në mbarë botën.

Vdekja e Dolly Parton u konfirmua nga nipi i saj, Bryan Seaver, i cili për më shumë se dy dekada kishte shërbyer si shefi i sigurisë së saj. Në një video prekëse të publikuar në Instagram, ai njoftoi ndarjen nga jeta të këngëtares.

“Trishtimi është me ne, jo me Dolly-n”, u shpreh Seaver, duke shtuar se familja ndiente krenari të jashtëzakonshme për jetën dhe trashëgiminë e saj.

Ai zbuloi gjithashtu një nga dëshirat e fundit të këngëtares. Para vdekjes, ajo i kishte kërkuar që të prehej “në një shtrat të bukur me pambuk të butë”.

“Pas një jete duke veshur gurë të rëndë dhe shkëlqyes, ajo më në fund e meriton të jetë rehat dhe të pushojë”, tha ai.

Dolly Parton ishte shtruar në spital në Nashville rreth pesë ditë para vdekjes së saj, ndërsa më herët ishte raportuar se po përballej me probleme të veshkave dhe probleme autoimune.

Në një nga daljet e saj të fundit publike, më 19 gusht, Parton u shfaq virtualisht gjatë ceremonisë ACM Honors, ku pranoi çmimin “ACM Poet’s Award”. Në atë moment, ajo dukej në gjendje të mirë dhe foli për rëndësinë që kishte shkrimi i këngëve në jetën e saj.

Vetëm dy ditë më vonë, në një intervistë për “People”, Parton kishte folur për problemet e saj shëndetësore, duke pranuar se kishte pasur shqetësime për të cilat nuk ishte kujdesur sa duhet, pasi kishte qenë e përqendruar te kujdesi për bashkëshortin e saj, Carl Dean, i cili ndërroi jetë në mars të vitit 2025.

Pak ditë para intervistës, këngëtarja kishte anuluar gjithashtu një paraqitje në Dollywood, pasi mjeku i saj i kishte këshilluar të mos udhëtonte për shkak të problemeve shëndetësore.

Dolly Parton, e cilësuar shpesh si “Mbretëresha e Country-t”, ndërtoi një karrierë gjashtëdekadëshe dhe u bë një prej figurave më të dashura të muzikës botërore, falë hiteve si “Jolene” dhe “9 to 5”.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI