Flash

Serbia planifikon nderime shtetërore për varrimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç

Lapsi.al 28 August 2026

Serbia planifikon nderime shtetërore për varrimin e Ratko Mlladiç, ish komandantit serb që ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare dhe njihej si “Kasapi i Bosnjes” për rolin e tij në masakrën e Srebenicës në vitin 1995.

Ministri i Drejtësisë së Serbisë, Nenad Vujiç tha se Mlladiç “do të marrë të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore që i takojnë”, duke shtuar se vendimi për vendin e varrimit do të merret nga familja e tij.

“Gjenerali Mlladiç është një gjeneral dhe ka protokolle që zbatohen. Roli i tij dihet, ashtu si edhe ajo që i takon Gjeneralit Mlladiç dhe kjo me siguri do të respektohet”, tha Vujiç.

Mlladiç vdiq të enjten ndërsa vuante dënimin me burgim të përjetshëm për krime lufte në Hagë. Mladiç u dënua në vitin 2017 nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë (ICTY) për organizimin e një fushate spastrimi etnik kundër popullsisë jo-serbe të Bosnjës në fillim të viteve 1990.

Gjykata e themeluar nga OKB-ja e shpalli atë fajtor për gjenocid, krime kundër njerëzimit, persekutim, shfarosje, vrasje, terror, sulme të paligjshme ndaj civilëve dhe marrje pengjesh.

Mladiç ishte Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Republikës Serbe të shkëputur në Bosnjë, e cila mbështetej dhe armatosej nga udhëheqësi serb Slobodan Millosheviç. Si shef i ushtrisë, Mladiç ishte arkitekti kryesor i një fushate brutale të spastrimit etnik, duke mbikëqyrur drejtpërdrejt vrasjet, deportimet dhe transferimet e dhunshme të civilëve në shkallë të gjerë dhe pa dallim.

 Nën komandën e tij, forcat serbe të Bosnjës rrethuan qytetin e Sarajevës nga një vend më i lartë në vitin 1992. Ata i bllokuan banorët e saj në luginë poshtë për dy vjet, duke kryer sulme të shpeshta me bombardime dhe snajperë kundër popullsisë civile. Më shumë se 10,000 njerëz, përfshirë shumë fëmijë, vdiqën gjatë rrethimit.

Në korrik të vitit 1995, Mlladiç udhëhoqi një sulm ndaj enklavës myslimane të Srebrenicës, e cila u caktua si “vend i sigurt” nga OKB-ja. Masakra mbetet mizoria më e keqe e Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore. Rreth 8,000 myslimanë, kryesisht burra dhe djem, u masakruan brenda pak ditësh.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI