Flash

E mori rrjedha e lumit Drin i Zi, gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares në Bulqizë

Lapsi.al 28 August 2026

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e djeshme në Gjoricë të Poshtme në Bulqizë, ku një vajzë 7-vjeçe u mor nga rrjedha e lumit Drini i Zi dhe u mbyt. Menjëherë pas njoftimit, nisën kërkimet për gjetjen e të miturës, ku u angazhuan familjarë, banorë të zonës dhe shërbimet e policisë. Trupi i pajetë i vogëlushes është gjetur paraditen e sotme pranë urës së Drinit.

Sipas raportimeve, pesë të afërm, xhaxhai me dy nipërit dhe dy mbesat kishin hyrë për t’u larë ku i ka marrë rrjedha e lumit. Xhaxhai me dy nipërit dhe një nga vajzat arritën që të shpëtoheshin, ndërsa 7-vjeçarja jo. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se rritja e prurjeve të lumit Drini i Zi ka ardhur nga hapja e portave të hidrocentralit të Shpiljes në Maqedoninë e Veriut.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI