Flash

Zonat që preken/ Gjysma e Tiranës mbetet pa ujë për shkak të një defekti

Lapsi.al 27 August 2026

Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka njoftuar se për shkak të një defekti të rëndë në linjën e transmetimit që furnizon depot perëndimore të qytetit, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit.

Zonat të cilat do të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm janë ajo e Selitës, Kodrës së Diellit, Astirit, Yzberishtit, Pallateve Çabej, Kodër Kamzës dhe e Fushës së Misto Mames.

Ujësjellësi ka njoftuar gjithashtu se ekipet e UKT-së janë në terren dhe po punojnë për riparimin sa më shpejtë të defektit, me qëllim rikthimin sa më parë të ujit të pijshëm në zonat e kryeqytetit ku aktualisht ka mungesë.  

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI