Flash

10 kg eksploziv për atentat ndaj biznesmenit në Lefkada, shqiptari dhe greku dhanë urdhërin nga burgu

Lapsi.al 27 August 2026

Policia greke ka zbardhur një atentat të planifikuar ndaj një biznesmeni greko-amerikan në ishullin e Lefkadës, duke arrestuar gjashtë persona, ndërsa në dosjen hetimore përfshihen edhe dy të burgosur, të dyshuar si organizatorët e sulmit.

Ngjarja daton në janar të vitit 2026, kur në vilën e biznesmenit, në zonën pranë Agiofyllit, u vendos një pajisje shpërthyese me rreth 10 kilogramë dinamit xhelatinoz dhe fitil me djegie të ngadaltë. Eksplozivi u zbulua nga kujdestari i banesës përpara se të shpërthente, duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Sipas hetimeve, urdhri për atentatin dyshohet se është dhënë nga burgu i Malandrinos. Dy të burgosur, një grek dhe një shqiptar, dyshohet se kanë komunikuar me gjashtë bashkëpunëtorë jashtë burgut dhe i kanë udhëzuar për planifikimin dhe realizimin e sulmit.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, si të dyshuar për dhënien e urdhrit janë identifikuar 46-vjeçari shqiptar Mikel Selimaj, nga Vlora, dhe 31-vjeçari grek Evstratios Nousis. Selimaj ndodhet në burg që prej majit 2025, pasi akuzohet për vrasjen me armë zjarri të 41-vjeçarit Altin Arapaj në Rafina. Ai ka edhe precedentë të mëparshëm për drogë, vjedhje dhe grabitje.

Ndërkohë, Nousis rezulton me precedentë penalë që prej vitit 2015 dhe ndodhet i arrestuar për çështje të tjera. Në janar të këtij viti, ai dyshohet se ka plagosur brenda burgut një 46-vjeçar nga Gjirokastra, i cili akuzohet për vrasje me pagesë. Gjashtë personat që dyshohet se morën pjesë në organizimin dhe vendosjen e eksplozivit akuzohen për formim bande, si dhe për shkelje të legjislacionit për armët dhe lëndët eksplozive. Mes tyre është edhe një grua.

Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu një tjetër sulm ndaj të njëjtit biznesmen. Në muajin maj, ai dyshohet se ishte shënjestruar në një sulm me armë në Voula, por autorët e kësaj ngjarjeje ende nuk janë identifikuar. Motivi i atentatit me eksploziv mbetet ende i paqartë. Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të përcaktuar rolin e secilit prej të dyshuarve dhe nëse sulmi lidhet me ndonjë konflikt të veçantë apo me veprimtari më të gjerë kriminale.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI