
Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin rrugor që lidh Fishtën me superstradën Lezhë – Shkodër.
Dy automjete janë përplasur duke bërë që njëri prej tyre të dalë nga rruga dhe të përfundojë në kanal.
Për pasojë një 12-vjeçar që ndodhej në një nga këto automjete ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat kanë nisur hetimet për ngjarjen. ©LAPSI.al