Flash

Taylor Swift thyen heshtjen pas vdekjes së Dolly Parton

Lapsi.al 26 August 2026

Taylor Swift ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të legjendës së muzikës country, Dolly Parton, në moshën 80-vjeçare.

“Një botë pa Dolly nuk duket e mundur, reale apo e drejtë”, tha Swift në një deklaratë për “Page Six”, pas lajmit për vdekjen e këngëtares.

Swift vlerësoi trashëgiminë e jashtëzakonshme të Parton dhe ndikimin që ajo pati në jetën e miliona njerëzve.

“Por për shkak të mënyrës jashtëzakonisht bujare me të cilën ajo e kaloi kohën e saj në këtë tokë dhe të panumërta jetët që ndryshoi për mirë, trashëgimia e saj do të jetë e përjetshme”, u shpreh këngëtarja.

Duke e cilësuar Parton si “dhuratën që vazhdonte të jepte”, Swift kujtoi edhe mënyrën unike se si legjenda e country-t i frymëzonte njerëzit të ishin vetvetja.

“Dolly na dha dikë që ta shikonim si shembull, ndërsa na inkurajonte të ishim ata që jemi si individë”, tha Swift.

Ajo shtoi se Parton arrinte t’i përcillte mësimet e saj për jetën “me butësi, ndershmëri dhe shpesh me shumë humor”, duke ruajtur njëkohësisht edhe misterin e saj, por duke qenë plotësisht transparente kur bëhej fjalë për gjërat që kishin vërtet rëndësi.

Swift e përshkroi këngëtaren e “Jolene” si mishërimin e “hirit dhe forcës”, duke vënë në dukje zemrën e saj të butë përballë vështirësive të të tjerëve dhe vendosmërinë për të mbrojtur vlerën e saj si artiste.

“Jam shumë mirënjohëse për gjithçka. Për meloditë dhe tekstet që shkroi, të cilat shkrinin edhe zemrat më të ftohta. Për miliona librat që u dhuroi fëmijëve në mbarë botën, në mënyrë që ata të dashuroheshin me historitë ashtu siç bëri edhe ajo”, shkroi Swift.

Në fund të mesazhit të saj, këngëtarja e “Cruel Summer” iu drejtua drejtpërdrejt Parton: “Dolly, do të mendoj për ty në çdo hap të rrugës.”

Dolly Parton u nda nga jeta të martën, e rrethuar nga njerëzit e saj të dashur, pas një beteje të shkurtër me kancerin. Familja e saj konfirmoi lajmin, ndërsa nuk u bë e ditur lloji i sëmundjes.

Taylor Swift dhe Dolly Parton kishin shprehur publikisht prej vitesh vlerësimin për njëra-tjetrën, edhe pse nuk kanë bashkëpunuar kurrë në muzikë.

Në vitin 2010, Parton e kishte vlerësuar Swift-in si një “shembull të shkëlqyer për të rinjtë”, ndërsa në vitet që pasuan e mbështeti publikisht edhe kur këngëtarja u përball me kritika mbi autorësinë e këngëve të saj.

Swift, nga ana tjetër, e ka cilësuar Parton si një “forcë evolucioni dhe transformimi” në industrinë e muzikës.

Lidhja mes dy artisteve u bë edhe më personale përmes “Imagination Library”, programit të krijuar nga Parton në vitin 1995, i cili u dërgon libra falas fëmijëve të vegjël.

Në korrik, Swift dhe partneri i saj, Travis Kelce, dhuruan 2 milionë dollarë për programin. “Imagination Library” ka shpërndarë më shumë se 300 milionë libra që nga krijimi i tij.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09