
Kylie Jenner ka folur hapur për planet e saj për të zgjeruar familjen, duke pranuar se për momentin nuk dëshiron të ketë një tjetër fëmijë.
29-vjeçarja, e cila ka dy fëmijë, Stormi, 8 vjeç, dhe Aire, 4 vjeç, me ish-partnerin Travis Scott, u shfaq përmes FaceTime në serialin e ri të motrës së saj Khloé Kardashian, “The Girls”.
Gjatë bisedës, Yris Palmer i tregoi Jenner se po mendonte të bëhej sërish nënë përmes një nëne surrogate. Kjo bëri që Kylie të fliste për përvojën e saj dhe planet e së ardhmes.
“Besomë, mendimi për të mbajtur një tjetër fëmijë tani më duket i çmendur”, tha Jenner.
E pyetur nëse do të merrte në konsideratë surrogacinë, ajo u përgjigj se nuk mendon ta bëjë këtë.
“Nuk dua të them jo, jo, por jam 99.9 për qind e sigurt se nuk do ta bëja”, u shpreh themeluesja e Kylie Cosmetics.
Jenner shtoi se ka pasur “fëmijë të shëndetshëm”, ndaj sipas saj nuk ka ndonjë arsye të fortë për të përdorur një nënë surrogate.
Megjithatë, qëndrimi i saj nuk do të thotë se e ka mbyllur përgjithmonë mundësinë për të pasur fëmijë të tjerë. Në mars, Kylie kishte deklaruar se dëshiron më shumë fëmijë, por se për momentin dëshiron të fokusohet te vetja, bizneset, puna, udhëtimet dhe koha me fëmijët e saj.
Ndërkohë, partneri i saj Timothée Chalamet ka lënë më herët të kuptohet se fëmijët mund të jenë pjesë e planeve të tyre në të ardhmen.