Flash

Dajsinani e katranos, por Egnatia humbet pafund para porte: Lillestrom zbret Deden në grupet e Conference League

Një gol në minutën e 94’ i mbylli Egnatias derën e Europa League, por jo atë të Europës. Kampionët shqiptarë u eliminuan në Norvegji pas një sfide që e kishin në duar, por tashmë kanë të garantuar fazën e ligës së Conference League.

Lapsi.al 27 August 2026

Një gol në minutën e 94’ i mbylli Egnatias derën e Europa League, por jo atë të Europës. Kampionët shqiptarë u eliminuan në Norvegji pas një sfide që e kishin në duar, por tashmë kanë të garantuar fazën e ligës së Conference League. Një tjetër kapitull europian sapo po nis për Egnatian. Kampionët shqiptarë u dorëzuan në shtesë ndaj Lillestrøm, pasi kryesuan gjatë ndeshjen, duke u rikuperuar në fund nga golat e  Foss dhe Olsen, me Dajsinanin protagonist negative në të dy rastet.

Egnatia u dorëzua vetëm në shtesë

Ishte vetëm një gol larg historisë së madhe. Egnatia e pa për disa minuta veten në prag të kualifikimit në Europa League, por futbolli europian, edhe këtë herë, u tregua i pamëshirshëm.

Në Norvegji, kampionët shqiptarë luajtën me kurajë. E nisën mirë, kërkuan golin dhe në minutën e 33-të gjetën shpërblimin. Elion Sota goditi saktë pas krosimit të Fernandos nga këndi dhe Egnatia mori avantazhin që i jepte kualifikimin.

Nga avantazhi te drama

Por skuadra e Nevil Dedes nuk u mjaftua me mbrojtjen e rezultatit. Loukili dhe Albanese patën mundësi për të shënuar edhe golin e dytë, atë që mund ta kishte mbyllur historinë. Dhe kur gjithçka dukej se po shkonte drejt një nate historike, erdhi goditja e norvegjezëve. Foss barazoi në minutën e 82' dhe sfida shkoi në shtesë.

Vetëm katër minuta pas nisjes së saj, Lillestrøm goditi sërish. Goli i minutës së 94’ nga Olsen i dha fund ëndrrës së Europa League, por jo aventurës europiane.

Egnatia tashmë ka fituar diçka më të madhe

Sepse kjo Egnatia nuk po kthehet në shtëpi duarbosh. Përkundrazi. Kampionët shqiptarë kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen në fazën e ligës së Conference League, një tjetër arritje historike për klubin dhe futbollin shqiptar. Europa League ishte një mundësi. Conference League është një tjetër skenë ku Egnatia do të ketë mundësinë të tregojë se rritja e saj nuk është rastësi.

Një derë u mbyll në minutën e 94’, por një tjetër mbetet hapur. Dhe për një skuadër që pak vite më parë ëndërronte vetëm të prekte Europën, fakti që tashmë është pjesë e saj është, në vetvete, një histori suksesi.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI