Flash

Në pranga Ergys Agasi/ Njeriu që Ahmetaj e quajti “koordinator të grupeve kriminale”

Lapsi.al 26 August 2026

Këtë të mërkurë të nxehtë gushti u arrestua Ergys Agasi një nga emrat më të përfolur të 2 viteve të fundit. I biri Bardhyl Agasit, një zyrtar i PS-së së Fatos Nanos, hyri në politikë duke mbajtur detyrën e Inspektoratit të Mjedisit për një periudhë të shkurtër kohë. Më pas, zyrtarisht iu përkushtua "biznesit".

Emri i tij nisi të përflitej në radhët e sistemit të drejtësisë kur iu sekuestrua një fabrikë e prodhimit të cigareve, ndërsa më pas u vu në qendër të vëmendjes në skandalin e AKSHI-t. Ai akuzohet se së bashku me biznesmenin Ermal Beqiri, i arrestuar pak kohë më parë në Francë, manipulonin tenderat e AKSHI-t duke shkuar deri aty sa të merrnin peng apo kërcënonin rivalët.  

 

Agasi u vu në pranga në zonën e Plepave në Durrës. Burime nga policia thanë se ai është pikasur në zonën e Elbasanit dhe është mbajtur nën mbikëqyrje derisa është vënë në pranga.

Agasi është një personazh kontrovers që është përfolur për lidhjet e tij të drejtpërdrejta me kryeministrin Edi Rama, ndërsa në korridoret e administratës njihet për ndikimin e tij të fortë në disa dikastere, sidomos në policinë e shtetit. 

Një shpjegim për këtë marrëdhënie të privilegjuar me kryeministrin Rama dhe përfitimet që pasojnë e ka dhënë ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, që e ka quajtur Ergys Agasin “një ndërmjetës mes bandave kriminale dhe kryeministrit Edi Rama”.

“Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Është e ditur kjo në Shqipëri. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre ndërtim në Shqipëri. Praktikisht shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj i kalojnë në Shqipëri. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri – tjetrin.

Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve” – tha Ahmetaj për emisionin “Report” në Rai3.

Televizioni italian raportoi se Ergys Agasi është një biznesmen nga Durrësi, përveç të tjerash pronar i një kompanie që prodhon cigare dhe që merret me logjistikë. Shpesh mediat kanë folur për lidhje të tij me anëtarë të grupeve kriminale si për shembull narkotrafikantin Xhevdet Troplini.

“Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet. Ku i takon Rama? I takon edhe në zyrën e tij, në zyrën e mbledhjeve që ka në selinë e qeverisë. Unë nuk kam marrë pjesë sepse nuk kam pranuar kurrë të përfshihem. I kam parë pothuajse të gjithë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani… Po. Kapo të mafias” – tregoi Ahmetaj në rrëfimin për RAI3. 

Ndërsa në një intervistë të mëvonshme Ahmetaj tha se Rama e kishte marrë me vete Agasin në forumin e Davosit si dhe gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Po pse kjo është Partia Socialiste? Çfarë lidhje ka Partia Socialiste? Po pse mo, Partia Socialiste ka dalë të votojë për Gys Agasin që të komandojë Shqipërinë??? Jo mo, nuk e dija. Kur shkova në zgjedhje nuk e dija që do ndodhte kjo. 

Çfarë do Gys Agasi në Emirate me kryeministrin edhe në DAVOS, çfarë përfaqëson? Çfarë përfaqëson? Le t’i kthehem qytetarëve shqiptarë. Socialistëve, o miqtë e mi, diku më keni dash, diku më keni kritikuar, diku më keni urryer, emocione njerëzore. Për Gys Agazin keni votuar ju," tha Ahmetaj

Agasi akuzohet tani për veprat penale “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09