Flash

Detaje të reja/ Ergys Agasi u kap në makinë me një ish-drejtor policie

Lapsi.al 26 August 2026

Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, u vu në pranga pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Plepave në Durrës. Burime nga policia thanë se ai është pikasur në zonën e Elbasanit dhe është mbajtur nën mbikëqyrje derisa është vënë në pranga. 

Të njëjtat burime thanë se në operacion janë përfshirë Forcat Operacionale që e kanë ndaluar teksa udhëtonte me automjet. Mësohet se Agasi është kapur në makinë me Uljan Shpatarakun, ish-polici i shpallur në kërkim, që njihej edhe si i besuari i ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda.

Shpataraku u shpall në kërkim në 6 gusht, pasi teksa ka qenë me pushime në një hotel në Dhërmi, dyshohet se ka kërcënuar me jetë kamerierin dhe administratorin, pasi nuk i kishte pëlqyer ushqimi.

Stafi i hotelit ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Himarës ku blutë kanë shpallur në kërkim ish-zyrtarin e policisë. Në maj, Skënder Hita e përjashtoi Shpatarakun nga radhët e Policisë për mosparaqitje në detyrë. Ai mbante detyrën e asistentit në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit.

Agasi ishte në kërkim nga SPAK pasi së bashku me biznesmenin Ermal Beqiri dhe ish-drejtuesen e AKSHI-t Mirlinda Karcanaj akuzohen si pjesë e një grupi kriminal që manipulonte tenderët publikë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09