Flash

Afera e AKSHI-t, arrestohet Ergys Agasi

Lapsi.al 26 August 2026

Ergys Agasi është arrestuar këtë të mërkurë në qytetin e Elbasanit, pasi prej muajsh ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t. Lajmi për arrestimin është raportuar mbrëmjen e sotme.

Agasi dyshohet nga SPAK për përfshirje në një skemë të manipulimit të procedurave të prokurimit publik pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). 

Prokuroria e Posaçme e akuzon Agasin, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për manipulimin e tenderave të AKSHI-t, ndërsa hetimet përfshijnë edhe pretendime për përdorim të dhunës dhe pengmarrje. Në kuadër të kësaj dosjeje, SPAK ka kryer edhe sekuestrime të pasurive me vlerë të konsiderueshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI