Flash

“New York Times”: Pse Shqipëria është përfshirë nga protesta të dhunshme

Protestat e studentëve në Shqipëri janë kthyer në të dhunshme, ndërsa janë shtuar thirrjet për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Kundërshtimi ndaj një projekti për një resort luksoz, që lidhet me Jared Kushner-in, është ndërthurur me pakënaqësinë në rritje lidhur me korrupsionin dhe koston e jetesës.

21:02

Kelly Clarkson rikthehet në skenë pas debatit viral për zogun 15 mijë dollarësh

Lapsi.al 15 October 2026

Kelly Clarkson rikthehet në skenë pas debatit viral për zogun 15

Këngëtarja e njohur Kelly Clarkson është rikthyer në skenë, vetëm katër ditë pasi u përfshi në një debat të bujshëm me një dyqan në Brooklyn të New Yorkut. Shkak i përplasjes është bërë një zog mekanik dekorativ, me vlerë 15 mijë dollarë, të cilin artistja dëshironte ta blinte, por stafi i dyqanit i tha se nuk ishte në shitje.

Të mërkurën, 44-vjeçarja performoi gjatë një eventi në stadiumin Allegiant, në Las Vegas, ku interpretoi disa nga hitet e saj më të njohura.  Gjatë performancës, këngëtarja u shfaq e buzëqeshur dhe nuk bëri asnjë koment për polemikën që ka tërhequr vëmendjen e publikut ditët e fundit.

Përplasja nisi të shtunën, kur Clarkson reagoi publikisht në rrjetin social X, pasi vizitoi dyqanin Art of Play në Brooklyn. Këngëtarja kishte udhëtuar posaçërisht për të parë ambientet e dyqanit dhe kishte disa artikuj që dëshironte të blinte.

Mes tyre ishte edhe një zog mekanik i quajtur Molly, i ekspozuar në murin e dyqanit. Pranë tij ndodhej një etiketë me çmimin 15 mijë dollarë, por punonjësit i shpjeguan se nuk ishte në shitje.

E revoltuar nga mënyra se si pretendon se u trajtua, Clarkson shkroi në X se kishte ndier sikur po gjykohej për aftësinë e saj për të përballuar çmimin.

“Udhëtova deri në Brooklyn për të vizituar këtë dyqan që më dukej fantastik dhe kisha disa gjëra që doja të blija. Por më panë sikur nuk mund t'i përballoja dhe më thanë se mund të më gjenin diçka të ngjashme”, shkroi ajo.

Më tej, këngëtarja e krahasoi përvojën e saj me atë të personazhit Vivian Ward, të interpretuar nga Julia Roberts në filmin e vitit 1990, “Pretty Woman”. Në një prej skenave më të njohura të filmit, personazhi përjashtohet nga një butik luksoz në Beverly Hills për shkak të veshjes së saj.

“Uau, mik, je idiot dhe sapo humbe një shitje të madhe”, shkroi Clarkson, duke shtuar se njerëzit mund ta vizitonin dyqanin nëse dëshironin të trajtoheshin në të njëjtën mënyrë si personazhi i filmit.

Nga ana tjetër, pronari i Art of Play, Rubin, ka kundërshtuar versionin e këngëtares dhe ka deklaruar se zogu Molly nuk ka qenë asnjëherë në shitje.

Sipas tij, etiketa prej 15 mijë dollarësh i referohej një objekt identik që nuk ishte i ekspozuar në dyqan. Stafi, gjithashtu, ka deklaruar se do të ishte i gatshëm ta orientonte Clarkson drejt krijueses, Bliss Kolb, me qëllim që ajo të porosiste një të tillë.

Në një prononcim për Daily Mail, pronari pretendoi se reagimi publik i këngëtares ka sjellë pasoja serioze për biznesin e tij.

“Kelly Clarkson na ka vënë në rrezik. Kemi marrë telefonata dhe mesazhe kërcënuese”, deklaroi ai.

Rubin tha se dyqani është përballur me komente negative të organizuara në internet, sulme në rrjetet sociale dhe njerëz që janë paraqitur jashtë ambientit të biznesit duke bërtitur. 

Pronari e cilësoi reagimin e këngëtares si një keqkuptim të madh që, sipas tij, u shndërrua në një abuzim të papranueshëm të ndikimit publik.

“Kur ke famën, paratë dhe fuqinë që ajo ka, nuk mund të përpiqesh ta shkatërrosh dikë dhe të presësh që të gjithë ta kalojnë pa reaguar”, u shpreh ai.

Rubin pretendoi gjithashtu se Clarkson  i kishte bërtitur një punonjësi teksa po largohej nga dyqani dhe kishte thënë se nuk do të kthehej më aty.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI