
Modelja e njohur Kendall Jenner ka reaguar ndaj thashethemeve që e kanë shoqëruar prej vitesh për orientimin e saj seksual, duke mohuar se është lesbike, por duke pranuar se nuk do ta përjashtonte mundësinë për të përjetuar diçka me një vajzë.
Në episodin e së enjtes të reality show-t “The Kardashians”, 30-vjeçarja foli hapur për spekulimet që kanë qarkulluar prej kohësh rreth marrëdhënies së saj me modelen Cara Delevingne.
“Ne kemi qenë shoqe për një kohë të gjatë, prej 11 ose 12 vitesh. Ajo më mori nën mbrojtjen e saj dhe më bëri të ndihesha e sigurt dhe e mirëpritur në botën e modelingut”, tregoi Kendall.
Ajo shpjegoi se miqësia e ngushtë mes tyre ka qenë një nga arsyet pse njerëzit kanë dyshuar se marrëdhënia e tyre mund të ketë qenë më shumë sesa miqësore.
“Duhet ta sqarojmë këtë. Është për shkak të dashurisë që kemi për njëra-tjetrën. Njerëzit ende mendojnë se jam lesbike. Nuk jam”, deklaroi modelja.
Megjithatë, Kendall shtoi se nuk do të kishte asnjë problem nëse një ditë do të përjetonte diçka me një vajzë.
“Për të qenë e qartë, nuk kam asgjë kundër të bërit seks me Carën. Thjesht nuk kam pasur kurrë dëshirë të kryej marrëdhënie seksuale me gra. Por kurrë mos thuaj kurrë”, u shpreh ajo.
Modelja theksoi gjithashtu se nuk do ta konsideronte aspak negative të qenit lesbike, duke shtuar me humor se, në disa aspekte, mund të ishte edhe më e lehtë sesa të ishe heteroseksuale.
Deklaratat e saj vijnë në një periudhë kur jeta sentimentale e modeles është sërish në qendër të vëmendjes, për shkak të lidhjes së përfolur me aktorin e “Euphoria”, Jacob Elordi, 29 vjeç.
Dyshja u lidh për herë të parë në prill, pasi u panë duke u puthur në festën pas performancës së Justin Bieber në festivalin Coachella. Sipas një burimi të cituar nga Daily Mail, ata mund të kenë nisur të takoheshin që në fillim të shkurtit, pasi motra e Kendallit, Kylie Jenner, dyshohet se i kishte prezantuar.
Që atëherë, ata janë parë së bashku në disa destinacione ndërkombëtare, përfshirë Hawaiin, Tokion, Londrën dhe Parisin.